More

    Mickoski nesër në Tetovë! Do të inspektojë punimet në ndërtimin e bulevardit “Vidoe Smilevski Bato”

    Nga Qeveria njoftojnë se gjatë ditës së nesërme, të dielën e 06 prillit, kryeministri Hristijan Mickoski do të vizitojë Tetovën, përcjell TV21. Sipas njoftimit, Mickoski do të inspektojë punimet e fazës së parë në ndërtimin e bulevardit “Vidoe Smilevski Bato”.

     

    “Ju informojmë se nesër, më datë 06.04.2025 (e diel), në orën 12:00, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të kryejë mbikëqyrje të punimeve ndërtimore të projektit “Ndërtimi i bulevardit Vidoe Smilevski Bato, faza e parë nga Fushtanska deri në fshatin Poroj” në Komunën e Tetovës. Projekti përfshin ndërtimin e rrugës, brezit ndarës, trotuareve, kanalizimit fekal dhe atmosferik, ujësjellësit dhe elektrikës. Gjatësia totale e bulevardit është 1.783 metra, ndërsa me fazën e parë janë realizuar 650 metra. Është paraparë që në orën 12:20 Kryeministri Mickoski të japë deklaratë për media”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Ali Ahmeti takohet me ambasadoren e Republikës së Kroacisë

    “Sot pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadoren e Republikës së Kroacisë, znj. Nives Tiganj, me të cilën zhvilluam një takim...

    “E vranë, ia morën 6000 denarë dhe ia dogjën trupin”, Prokuroria në Kumanovë kërkon paraburgim për dy vëllezër

    Prokuroria Themelore në Kumanovë kërkon paraburgim për dy persona, të cilët dyshohen se e kanë vrarë fqinjin e tyre...

    Alarm për bomba në dy shkolla në Shkup

    Sërish panik në Shkup – këtë mëngjes janë raportuar kërcënime për bomba në dy shkolla të mesme.   Sipas MKD.mk, dy...

    Ende aktiv ndalimi për automjete të rënda në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit

    Në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit është ende aktiv ndalimi për automjete të rënda, ndërsa për llojet...