More

    Medreseja Isa Beu hapi ekspoziten tradicionale “Dora e Artë”

    Me rastin e ditëlindjes së Muhamedit a.s., SHMI ”Medreseja Isa Beu” – Paralelja e femrave në Shkup, të Martën, më 11.04.2017, në ambientet e Kompleksit Kapan An, organizoi ekspozitën tradicionale “Dora e Artë”, në të cilën u shpalosën punime të krijuara nga vajzat të cilat ndjekin mësimin në këtë shkollë.

    Këtë manifestim e parapriu një program i begatë me ilahi dhe poezi të përkushtuara Pejgamberit a.s. Të pranishëm në këtë manifestim tradicional ishin: Drejtori i SHMI ”Medreseja Isa Beu”, Prof. Ibrahim ef. Idrizi, Dekani i FSHI, Prof. dr. Fahrudin ef. Ebibi, Muftiu i Muftinisë së Shkupit Prof. Rexhep ef. Jusufi, Drejtori i Sektorit Fetaro Arsimor pranë Rijasetit të BFI, Prof. Jusuf ef. Zimeri, Drejtori i Sektorit për Kulturë dhe Shkencë, Muaz ef. Agushi, Drejtori i Sektorit të Vakfit z. Driton Dikena, Drejtori i Disaporës Prof. dr. Selver ef. Xhemaili, Kryetari i DIGO-Zvicër Mr. Bekim ef. Alimi, Kordinatori i Medreses në Tetovë Prof. Beqir ef. Memeti si dhe shumë mysafirë nga të gjitha myftinitë e BFI, të shoqëruar nga stafi i Medresesë dhe prindërit e nxënëseve që mësojnë në këtë Medrese.

    Në fillim të pranishmit i përshëndeti Koordinatorja e Paraleles së Shtrirë të femrave në Medresenë SHMI Isa Beu, prof. Nurtene Shehu Saqipi, e cila i falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen e tyre dhe më pas i informoi të pranishmit rreth ecurisë së zhvillimit të procesit edukativo-arsimor si dhe aktiviteteve të lira në këtë paralele. Më pas, fjalë përshëndetëse kishin Drejtori SHMI “Medreseja Isa Beu”, Prof .Ibrahim ef. Idrizi, Myftiu i Shkupit Prof. Rexhep ef. Jusufi si dhe Dekani i FSHI-së i Prof. Dr. Fahrudin ef. Ebibi Ndërsa, në emër të Kryetarit të BFI-së, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, të pranishmit i përshëndeti Drejtori i Sektorit Fetaro Arsimor Prof. Jusuf ef. Zimeri, i cili gjithashtu i uroi nxënëset dhe stafin e kësaj Medreseje që të kenë suksese dhe të vazhdojnë me aktivitete të tilla edhe në të ardhmen.

    Programi vazhdoi me Ilahi në gjuhën shqipe, arabe, turke dhe boshnjake si dhe recital të përgatitur nga vetë nxënëset e kësaj paraleleje. Në shenjë respekti dhe mirënjohje, për disa nga të pranishmit u ndanë dhurata simbolike për: Drejtorin e Sektorit Fetaro Arsimor pranë Rijasetit, Prof. Jusuf ef. Zimeri, Drejtorin e SHMI “Medreseja Isa Beu”, Prof Ibrahim ef. Idrizi, Myftiun e Shkupit Prof. Rexhep ef. Jusufi, Dekanin e FSHI-së i Prof. Dr. Fahrudin ef. Ebibi, Koordinatoren e Paraleles së Shtrirë të Vajzave në Medresenë SHMI Isa Beu, Prof. Nurtene Shehu Saqipi, Drejtorin e Disaporës Prof. dr. Selver ef. Xhemaili si dhe mysafirit nga Zvicra Kryetarit të DIGO-Zvicër Mr. Bekim ef. Alimi.

    Në fund të pranishmit patën mundësi që ta shohin ekspozitën e nxënësve si dhe të gostiten me ushqime tradicionale dhe pije freskuese të përgatitura nga vajzat e kësaj paraleleje.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Publikohen çmimet e reja të naftës

    Komisioni Rregullator për Energjetik njofton se do të ketë rritje të çmimeve të derivateve të naftës për mesatarisht 0,11%.   Çmimi...

    Buxheti i komunës së Haraçinës/ Ibrahimi: Kemi rritje prej 200%, punojmë për të mirën e banorëve!

    Viti 2025 do ta gjejë Haraçinën me buxhet historik, që se ka pasur ndonjëherë. Kreu i kësaj komune, Ridvan...

    Çdo cigare e pirë shkurton jetën rreth 20 minuta, thotë studimi i “UCL”

    Studiuesit nga Universiteti College London (UCL) në Britani të Madhe zbuluan se çdo cigare e pirë shkurton jetëgjatësinë mesatare...

    Policia i gjen mjete piroteknike, arreston 61 vjeçarin nga Reçica e Vogël

    Me datë 29.12.2024 në ora 14:30 në autostradën Shkup-Tetovë, në hyrje të Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë...