More

    Lot e mërzi, por edhe festë e muzikë! Bebe Rexha vizitoi Dibrën: Familja është gjithçka për mua

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka ndarë një moment të veçantë nga jeta e saj personale pas një performancë të jashtëzakonshme në natën e parë të Sunny Hill Festival në Prishtinë.

    Pas suksesit të madh në festival, Bebe Rexha ka vizituar Maqedoninë e Veriut, për të vizituar familjen e saj në vendlindjen e babait të saj, Dibër.

    Ky udhëtim në Dibër paraqet një rikthim emocional për artisten, e cila për herë të parë ka pasur mundësinë të vizitojë Kosovën dhe të performojë në një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës në rajon.

    Pas një natë të mbushur plot entuziazëm në Sunny Hill Festival, Bebe ka vendosur të kalojë disa ditë me familjen e saj, për të rifituar lidhjet dhe për të ndarë momente të vlefshme me ata që janë më të afërt.

    Në llogarinë e saj në Instagram, Bebe Rexha ka shpërndarë disa imazhe të bukura nga Dibra, ku është parë duke kaluar kohë me familjen e saj të gjerë dhe duke vizituar varrin e gjyshit të saj.

    Këto momente janë mbushur me ngrohtësi dhe emocione, duke përfaqësuar një rikthim të rëndësishëm në rrënjët e saj dhe në lidhjet familjare.

    Bebe Rexha ka shprehur ndjenja të thella në lidhje me këtë vizitë përmes një postimi emocionues në Instagram, ku shkruan:

    “Pas 12 vitesh, u ktheva në vendlindjen e babait tim në Dibër të Maqedonisë. Rilidhja me rrënjët dhe familjen time ishte thellësisht emocionuese.

    Më tutje ajo vazhdoi: “Vizita e varrit të gjyshit tim ishte veçanërisht domethënëse, pasi nuk munda të merrja pjesë në funeralin e tij gjatë turneut. Familja do të thotë gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona”.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    E tepruan me bakllava?! 120 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Tetovë

    Duket se konsumimi i lartë i ëmbëlsirave dhe ushqimit të rëndë në ditën e parë të Bajramit, ka bërë...

    Gjuajti me armë nga një makinë në lëvizje në Çair, arrestohet 23 vjeçari

    MPBka njoftuar se sot (30.03.2025) rreth orës 08:00 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Cvetan Dimov” në...

    Rrahje në Hasanbeg të Shkupit! Dy vëllezër sulmohen fizikisht nga pesë persona…

    Pesë persona kanë sulmuar fizikisht dy vëllezër nga Hasanbegu. Lajmin e kanë bërë të ditur nga Ministria e Punëve të...

    Xhemati në Gërçec të Shkupit i dhuron 11.350 euro dhe orë dore 5 mijë dollar imamit për muajin e Ramazanit

    Xhemati në Gërçec të Shkupit i dhuron 11.350 euro dhe orë dore 5 mijë dollar imamit për muajin e...