More

    Kuvendi i FFM-së/ Masar Omeragiq presidenti i ri – kthehen legjendat e futbollit në FFM!

    Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut zyrtarisht me President të ri. Në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të FFM-së, pas dorëheqjes së Muamed Sejdinit, delegatët njëjzëri zgjodhën Masar Omeragiqin për Kryetar të Federatës së Futbollit.

     

    Pas 6 viteve në krye me Muamed Sejdinin, Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, kalon në një fazë të re nën udhëheqjen e Masar Omeragiqit.

     

    Menjëherë pas përfundimit të Kuvendit të jashtëzakonshëm, Kryetari Omeragiq mbajti takim me anëtarët e Këshillit drejtues të Federatës.

     

    Marjan Stojkoski do të jetë Nënkryetari i ri i FFM-së, kurse Drilon Ganiu, u.d Sekretar i Përgjithshëm.

     

    Me propozim të Kryetarit të ri FFM-së, legjenda e futbollit, Goran Pandev është emëruar Drejtor Sportiv për të gjitha seleksionet e reprezentacionit.

     

    Ilija Najdoski dhe Agim Ibraimi u emëruan si këshilltarë në kabinetin e Kryetarit të FFM-së, Masar Omeragiq.

     

    Përveç kthimit të legjendave në futbollin e Maqedonisë, Masar Omeragiq u zotua për rikonstruimin e plotë të kategorive të të rinjve si dhe premtoi se në sezonin e ardhshëm në Maqedoninë e Veriut do të aplikohet sistemi VAR.

     

    Sipas Omeragiqit, FFM-ja do të punojë edhe për kthimin e futbollistëve të cilët për arsye të ndryshme nuk janë pjesë të reprezentacionit duke potencuar në radhë të parë Arijan Ademin dhe Stefan Ristovskin.

     

    Postin e Omeragiqit në krye të FFM-së, përmes përfaqësuesve të tyre, ia uruan UEFA-ja dhe FIFA.

     

    Masar Omeragiqi është Kryetari i 7-të I FFM-së, pas Alekso Kiprovskit, Ljubisav Ivanov, Lambe Arnaudov, Haralampie Haxhi – Risteski, Ilço Gjorgjioski dhe Muamed Sejdini.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    E tepruan me bakllava?! 120 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Tetovë

    Duket se konsumimi i lartë i ëmbëlsirave dhe ushqimit të rëndë në ditën e parë të Bajramit, ka bërë...

    Gjuajti me armë nga një makinë në lëvizje në Çair, arrestohet 23 vjeçari

    MPBka njoftuar se sot (30.03.2025) rreth orës 08:00 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Cvetan Dimov” në...

    Rrahje në Hasanbeg të Shkupit! Dy vëllezër sulmohen fizikisht nga pesë persona…

    Pesë persona kanë sulmuar fizikisht dy vëllezër nga Hasanbegu. Lajmin e kanë bërë të ditur nga Ministria e Punëve të...

    Xhemati në Gërçec të Shkupit i dhuron 11.350 euro dhe orë dore 5 mijë dollar imamit për muajin e Ramazanit

    Xhemati në Gërçec të Shkupit i dhuron 11.350 euro dhe orë dore 5 mijë dollar imamit për muajin e...