Pasi tensionet dhe mardhëniet ndëretnike në Maqedoninë e Veriut janë ashpërsuar ditëve të fundit, ka bërë që të bashkohen krerët fetarë, të cilët nën moton “Të ruajmë bashkëjetesën”, kanë nënshkruar deklaratë të përbashkët. Deklarata u nënshkrua nga kreu i Kishës Ortodokse Maqedonas-Arkipeshkia e Ohrit, ai i Bashkësisë Fetare Islame, kreu i Kishës Katolike, Kishës Evangjeliste Metodike dhe i pari i komunitetit hebre.
DEKLARATA E LIDERËVE TË BASHKËSIVE FETARE
“Zoti ka dashur që ne të jetojmë në një vend të përbashkët. Prandaj, ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëvë të Maqedonisë së Veriut , që të mos bien pre e përpjekëve të caktuara për të prishur bashkëjetesën, por të gjithë së bashku të mbështesim njeri tjetrin, ta thellojmë solidaritetin dhe ta ruajmë respektin ndaj njëri tjetrit, ndaj simboleve të atdheut tonë dhe simbolet e gjitha komuniteve në këtë vend”.
Ata theksojnë se të jetojshë në një shoqëri multikulturore është bekim i madh, duke shtuar se takimi me kultura të ndryshme sjellë mundësi për fisnikërimin e shpirtit të njeriut dhe rrit kreativitetin e gjithë shoqërisë.
Samir Mustafa /SHENJA/