More

    Kasami: Besoj që koalicioni VLEN mund të shkrihet në një strukturë të vetme politike

    Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i pyetur për zhvillimet brenda koalicionit, theksoi rëndësinë e projektit VLEN për shqiptarët e Maqedonisë, duke theksuar se ky është një hap historik, pasi për herë të parë shqiptarët arritën të bashkohen dhe ky bashkim u vlerësua nga qytetarët.

    Ai shtoi se, për këtë arsye, çdo parti pjesëmarrëse në koalicion do ta mendojë seriozisht hapin e ardhshëm, përfshirë mundësinë e veprimit të pavarur, nëse kjo do të jetë e nevojshme.

    “Diskutimet për zgjedhjet lokale kanë qenë pjesë e bisedave, dhe ajo që ka mbetur e pa ndryshuar është dakordësia e funksionimit të deritanishëm, i cili bazohet në partneritetin e plotë të të gjithë pjesëmarrësve në koalicion. Besoj se ky koalicion e ka marrë mandatin e qytetarëve mbi këto parime dhe do të vazhdojë të funksionojë në të njëjtën mënyrë”, tha Kasami.

    “Ne jemi bashkuar për të qenë të bashkuar, dhe kjo ka gjetur mbështetje tek qytetarët. Për këtë arsye, unë besoj se koalicioni VLEN ka potencialin të kalojë në një fazë të re bashkëpunimi, duke mundësuar një shkrirje të mundshme në një strukturë politike të vetme, gjithmonë duke ruajtur parimin e bashkimit dhe partneritetit të plotë, si mes anëtarëve të koalicionit, ashtu edhe me qytetarët”, përfundoi Kasami.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Sot, familjet e viktimave të diskotekës në Koçan organizojnë protestë

    Familjet e viktimave që humbën jetën tragjikisht në diskotekën e Koçanit do të organizojnë sot një “Marsh për Engjëjt”,...

    Del video se si tre persona e rrahën Rasim Avdylin (VIDEO)

    Është publikuar një video ku shfaqet momenti kur tiktokeri i njohur Rasim Avdyli sulmohet brutalisht nga tre persona brenda...

    “Padrejtësi historike” – Zana Avdiu propozon: Fëmijët të marrin mbiemrin e nënës, jo të babait

    Zana Avdiu, aktiviste e njohur për të drejtat e grave, ka ngritur një debat të fortë në opinionin publik,...

    Për fyerjet anti-shqiptare, Kumanova dënohet me dy ndeshje pa tifozë dhe gjobë prej 32,000 denarë

    Klubi i basketbollit MKK “Kumanovo” është gjobitur me dy ndeshje pa publikë në shtëpi dhe me shumë prej 32.000...