More

    Ilire Dauti refuzon kërkesën e partive maqedonase, Ligji për “Branitellat” nuk futet në rend dite

    Anëtarët e Komisionit për politikë sociale, demografi dhe të rinj edhe sot kërkuan që në rend dite të vendoset Ligji për Branitellat. Por, kërkesa e deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së nuk u morr parasysh nga kryetarja e komisionit, Ilire Dauti, e cila insiston se në rend dite nuk mund të futet një pikë, të cilës i kanë kaluar të gjitha afatet kohore.

    “Sipas rregullores dua të paraqitem procedurale dhe të kërkoj nga ju në rend dite të kësaj mbledhjeje të shtohet edhe propozim/ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për të drejtat e veçanta të anëtarëve të njësive speciale dhe familjarëve të tyre…”, deklaroi Angelinka Petkova, VMRO-DPMNE.

    “Kërkoj qe propozim/ligji për të drejtat e veçanta të forcave të sigurisë dhe anëtarët e familjeve të tyre, i parashatruar nga Sllavjanka Petrovska të vendoset si pikë e rendit të ditës”, tha Jovanka Trençevska, LSDM.

    “Problemi është qe sipas rregullores së kuvendit të RMV-së janë kaluar të gjitha afatet sipas të cilave kam të drejtë sot që atë pikë ta shtoj në rendin e ditës. Sepse ju e dini shumë saktë se ajo pikë është propozuar më datë 11, ndërkaq prej atëherë deri më sot kanë kaluar së paku 19 ditë. Ndërsa afati brenda të cilës kam pasur mundësi që atë ta shtoj ka qenë minimum 6 deri 24 orë”, deklaroi Ilire Dauti, Kryetare e Komisionit.

    Eli Panova nga VMRO-DPMNE akuzon kryetaren e komisionit se po manifeston arbitraritet. Ajo kërkon nga Dauti që t’i përmbahet rregullores, pasi siç thekson, në të kundërtën do të ballafaqohet me përgjegjësi.

    Nëse të gjithë i përmbahemi rregullores edhe ju obligoheni t’i përmbaheni. Në të kundërtën ne do të kërkojmë dorëheqjen tuaj, ose ndonjë përgjegjësi të caktuar sepse arbitrariteti në këtë Kuvend nuk do të lejohet më”, tha Eli Panova, VMRO-DPMNE.

    Kryetarja e komisionit u kërkoi kolegëve të saj që ta plotësojnë këtë propozim/ligj në pajtueshmëri me kushtetutën dhe në të të përfshihen edhe ish ushtarët e UÇK-së. Vendimin që ky propozim të mos vendoset në rend dite e mbështeti edhe grupi parlamentar i VLEN-it në këtë komision.

    “Nëse sjellim një ligj të tillë duhet të inkorporojmë të gjithë, kur them të gjithë, përveç pjestarët e forcave shtetërore, duhet të futen edhe ish-shtarët e UÇK-së pa diskutim. Gjithçka tjetër, është kontribut për prishjen e raporteve ndërnacionale është hedhje benzin zjarrit, pra prishjen e stabilitetit në shtet, pra një tentativë e rrezikshme. Për atë arsye si grup parlamentar i VLEN-it i japim mbështetje të plotë kryetares së komisionit që të mos e vendosim këtë pikë të rendit të ditës”, theksoi Halil Snopçe, VLEN.

    Ligji për “branitellat” ka mbetur i bllokuar në Kuvend, pasi kryetarja e komisionit amë refuzon ta vendos në rend dite. Seancën nuk mund ta thirr as kryeparlamentari, pasi siç tha ai, seanca ku duhej të diskutohej kjo çështje, tashmë është mbajtur, por kryetarja e komisionit nuk e kishte vendosur në rend dite. /Alsat.mk

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Publikohen çmimet e reja të naftës

    Komisioni Rregullator për Energjetik njofton se do të ketë rritje të çmimeve të derivateve të naftës për mesatarisht 0,11%.   Çmimi...

    Buxheti i komunës së Haraçinës/ Ibrahimi: Kemi rritje prej 200%, punojmë për të mirën e banorëve!

    Viti 2025 do ta gjejë Haraçinën me buxhet historik, që se ka pasur ndonjëherë. Kreu i kësaj komune, Ridvan...

    Çdo cigare e pirë shkurton jetën rreth 20 minuta, thotë studimi i “UCL”

    Studiuesit nga Universiteti College London (UCL) në Britani të Madhe zbuluan se çdo cigare e pirë shkurton jetëgjatësinë mesatare...

    Policia i gjen mjete piroteknike, arreston 61 vjeçarin nga Reçica e Vogël

    Me datë 29.12.2024 në ora 14:30 në autostradën Shkup-Tetovë, në hyrje të Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë...