More

    FONDACIONI ALBIZ FILLOI REALIZIMIN E KURSIT PËR RROBAQEPËSI

    Sot 26 pjesëmarrëse (vajza dhe gra) filluan kursin për rrobaqepësi falas, të organizuar nga Fondacioni Albiz në bashkëpunim me Shkollën moderne për prerje dhe qepje” Spens Moderna” , me lokacion në SH.F. “Dituria” – Saraj.

    Programi për prerje dhe qepje përfshinë 80 orë mësimore, me metodologji për punë, prej të cilave 25 orë teorike dhe 55 orë praktike, 2 herë në javë, nga 3 orë mësimore prej 60 minutave. Pjesëmarrëset janë të ndara në dy grupe dhe do të kenë mundësinë gjatë këtij kursi të mësojnë nga instruktorja profesionale Hanka Memeti.

    Pas mbarimit të kursit pjesëmarrëset do të marrin Diploma (Certifikata) e cila më pas mund t’ju ndihmoj të kyçen në ndonjë kompani tekstili, të hapin ndonjë dyqan rrobaqepësie ose të punojnë vet në kushte shtëpiake.

    Këto kurse organizohen me qëllim që vajzave dhe grave tu ndihmohet në edukimin e tyre për të siguruar kushte për vetëpunësim. Kursi planifikohet të zgjas deri me 15 shtator 2017.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Murtezani takohet me zëvendësministrin e Jashtëm turk, Kemal Boaza

    Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi. Ai gjatë vizitës së sotme u...

    Kontrollori i biletave të autobusit të NQP-Shkup sulmohet fizikisut nga një person i cill nuk kishte biletë

    Më 12.01.2025, në ora 19:20, në SVR Shkup, S.A. (44) nga Shkupi raportoi se në ora 19:02, në vendin...

    Çmime të reja të derivateve të naftës

    Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve...

    Abdixhiku: S’ka kohë për ndarje e përçarje, ndryshimi mision i yni

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Lumir Abdixhiku, në ditën e tretë të fushatës zgjedhore ka...