More

    Dyshimet për njehsorët e rrymës eklektrike! “Njehsorët që hyjnë në shtet janë…

    Vënia në funksion i laboratorit të ri të ri për kontrollin e njehsorëve në suaza të Byrosë për metrologji është që t’u jepet zgjedhje qytetarëve nëse dyshojnë se njehsori i tyre çalon nga parametrat e paraparë. Ky është qëndrimi i Ministrisë për energjetikë dhe Byrosë për metrologji prej ku thonë se nuk kanë informacione nëse në vendin tonë ka njehsorë të pasaktë. Nga Byroja thonë se edhe për momentin ka laborator që e kryen këtë kontroll. Bëhet fjalë për laboratorin e EVN-së, por është akredituar nga Instituti për akreditime, përfaqësuesit e të cilit një herë në vjet dalin në teren nën shoqëri të punonjësve të Byrosë dhe vlerësojnë nëse ky laborator i plotëson kriteret ligjore. Nga Byroja paralajmëruan se laboratori i tyre do të fillojë me punë së shpejti dhe se do të vlejnë rregullat e njëjta që vlejnë kur kontrollin e kryen edhe EVN.

     

     

    Përndryshe, procedura për kontrollin nëse njehsorët janë të saktë vijon pasi që qytetarët të parashtrojnë kërkesë për kontroll, ekip i EVN-së me përfaqësues të Byrosë del në terren, e merr njehsorin e rrymës dhe e dërgojnë në kontroll. Pasi që do të vendoset në funksion laboratori i dytë, procedura do të jetë e njëjtë, vetëm me atë që njehsori do të jetë në Byro dhe atë do ta kontrollojnë punonjës të trajnuar të këtij institucioni.

    Nga Metrologjia thonë se çdo njehsor që instalohet nga ana e EVN është i saktë për shkak se pas verifikimit qëndron prodhuesi, që sipas BE-së është garancë e mjaftueshme, por te ne në Maqedoni kjo gjë është përforcuar me kontroll të dyfishtë.

    Përndryshe, pajisjet e Byros për metrologji janë blerë para 7 vjetëve por nuk janë përdorur për shkak se pritej që të përfundojë kontesti gjyqësor me furnitorin që nuk i ka plotësuar kushtet e parapara me marrëveshje.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Ulet numri i bujqve dhe vlera e tokës bujqësore

    “Deri para dhjetë apo 15 vitesh këto toka bujqësore në Pollog ishin rreth tetëdhjetë për qind të mbjella, ndërkohë...

    SPB Tetovë: Kallëzime penale për 7 punonjës të Qendrës për Punë Sociale – Tetovë!

    SPB-Tetovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër I.E (42) nga f.Përshefcë i Tetovës, punonjës në Qendrën për Punë Sociale –...

    Ulen çmimet e benzinës dhe dizelit – këto janë çmimet e reja

    Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të ulen për 1,00 denar nga mesnata, ndërsa...

    Ndërroi jetë preshevari Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

    Ka vdekur Faik Rexhepi, burri nga Presheva që u shndërrua në simbol të rezistencë kundër regjimit Sllobodan Millosheviqit.   Lajmin e...