More

    Buxheti i komunës së Haraçinës/ Ibrahimi: Kemi rritje prej 200%, punojmë për të mirën e banorëve!

    Viti 2025 do ta gjejë Haraçinën me buxhet historik, që se ka pasur ndonjëherë. Kreu i kësaj komune, Ridvan Ibraimi në një prononcim për Klan Maqedoni ka thënë se viti që po lëmë pas ka qenë mjaft sfidues për administratën komunale megjithatë njofton se me sukses kanë arritur t’i përfundojnë mbi 90% të projekteve të filluara.

     

    Shton se kur erdhi në krye të komunës në vitin 2021, e ka gjetur komunën me buxhet të përgjithshëm prej 1.500.000 mijë euro kurse vitin 2025, komuna do të ketë plot 200% rritje në buxhetin e përgjithshëm që veçmë është miratuar nga këshilltarët komunal.

     

    “Sa i përket buxhetit të vitit 2025 është buxhet record që ndonjëherë është miratuar në komunën e Haraçinës nëse e marrim një krahasim me atë se si ne startuam ta udhëheqim këtë komunë ku nuk kishte më shumë buxhet se sa 1.5 milion euro në vitin 2021, kurse sot ose më sakt, miratimi i buxhetit për vitin 2025, të siguruar, mjete janë diku, 4.5 milion euro. Dmth, kemi rritje diku 200% të buxhetit në nivel komunal” – tha Ibrahimi

     

    I vetëdijshëm që 2025-sa do jetë edhe më sfiduese, Ibraimi tregon se si është planifikuar shpërndarja e mjeteve buxhetore. Thotë se projektet kryesisht do të jenë të koncentruara në infrastrukutrë po edhe në arsim.

     

    “Janë prioritet shkollat tona, është prioritet çerdhja që do të startojmë shumë shpejtë dhe projektet që kemi përgatitur që janë në interes të madh të qytetarëve, disa rrugë, kanalizimin e kemi prioritet fazën e dytë, aty do të jemi të përqendruar, meqense vitin 2024 e lam me një investim shumë të madhë në shkollat tona. Aty do të përqendrohemi më tepër në infrastrukturë dhe në rregullimin më të madhë, sepse është realisht kërkesë e madhe prej qytetarëve që faza e dytë e kanalizimit për ujrat e zeza të përfundon sa më parë” – tha Ibrahimi.

     

    Veç projekteve të lartëpërmendura, Ibraimi gjithashtu njofton se me buxhetin e ri, do të ndihmohet financiarisht, klubi futbollistik i Shkëndijës nga Haraçina, do të sigurohen bursa edhe për nxënësin më të mirë në teritorin e komunës, do të sigurohen mjete për blerjen e uniformave për nxnësit dhe mësuesit dhe shumë projekte tjera që lidhen me mirëqenijen e qytetarëve të kësaj komune. /tvklan.mk/

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Shkupi mëngjesin e sotëm është në vendin e dytë në Evropë për nga ndotja e ajrit

    Shkupi mëngjesin e sotëm është në vendin e dytë në Evropë për nga ndotja e ajrit Kryeqyteti i vendit, Shkupi,...

    Prokuroria me detaje për fatkeqësinë në rreth rrotullimin e Shkupit në të cilin ndërroi jetë një grua

    Prokurori kujdestar publik nga Prokuroria themelore publike Shkup së bashku me ekipet hetimore të MPB-së mbrëmë kryen eksspertizë në...

    Zëvendësdrejtori i “Rrugët e Maqedonisë”, Sasho Drango, vret një ari dhe pozon me të, organizata “Anima Mundi” kërkon shkarkimin e tij

    Zëvendësdrejtori i “Rrugët e Maqedonisë” dhe kryetar i Unionit të Veteranëve në Demir Hisar, Sasho Drango, është fotografuar me...

    Dramë familjare në RMV, gruaja e sulmon fizikisht burrin

    Mbrëmë (01.01.2025) në orën 01:36 në policinë e Kriva Pallankës, një 37 vjeçar ka raportuar se rreth orës 01:00...