More

    BDI: Mickoski, dje, zbuloi planin për të degraduar gjuhën shqipe – Nuk kalon!

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoskit i cili tha se formularët për licencë kush dëshiron mund t’i merr edhe në gjuhën shqipe.

    Nga BDI thonë se kjo deklaratë po degradon statusin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kthen në vitin 2008 ku gjuha shqipe përdorej vetëm në formularë të veçantë.

    Reagimi i plotë:

    Deklarata e djeshme e Kryeministrit zbuloi qartë synimin e tij për të degraduar statusin zyrtar të gjuhës shqipe, duke e kthyer atë në një formulë të tejkaluar dhe të papranueshme, siç ishte në Ligjin e vitit 2008, ku shqipja përdorej vetëm me kërkesë të shqiptarëve dhe përmes plotësimit të formularëve të veçantë.

    Kjo është një përpjekje e hapur për të zhbërë të drejtën e gjuhës të garantuar me Kushtetutë dhe me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve të vitit 2018, i cili e bëri gjuhën shqipe zyrtare në të gjitha institucionet qendrore.

    Tashmë është e qartë se qeveria nuk e njeh këtë realitet dhe po përgatit terrenin për ta anuluar këtë ligj përmes Gjykatës Kushtetuese.

    Për BDI-në, ky është një veprim i papranueshëm dhe nuk do të lejojmë që gjuha shqipe të kthehet në një status dytësor e të kushtëzohet nga burokracia apo vullneti politik i dikujt.

    Ne do të përdorim të gjitha mjetet politike, ligjore dhe demokratike për të kundërshtuar këtë prapakthim dhe për të mbrojtur të drejtat tona të fituara me sakrificë.

    I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që të jenë të vetëdijshëm për rrezikun që po i kanoset gjuhës shqipe dhe të qëndrojnë të bashkuar kundër kësaj përpjekjeje për të ulur statusin politiko juridik të shqiptarëve.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Prej sot grevë e të punësuarve tek Avokati i shtetit

    Të punësuarit tek Avokati i Shtetit prej sot filluan grevë, duke kërkuar nënshkrim të marrëveshjes kolektive në të cilën...

    BDI i reagon VMRO-DPMNE-së: Larg duart nga gjuha shqipe, kërcënimet nuk na frikësojnë!

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj deklaratës së VMRO-DPMNE-së e cila siç thonë nga BDI po tenton të...

    Këtë vitit pritet të jepet vendimi, a do të dënohen apo lirohen Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi?!

    Është ende herët të dihet se çfarë mund të ndodhë në fund të këtij procesi të zgjatur, pasi varet...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot do të jetë me vranësira dhe relativisht i ngrohtë.   Do të fryej erë e lehtë deri mesatare jugore.   Në...