More

    Armëpushimi në Gaza: Maqedonia votoi kësaj radhe “PRO” në OKB

    Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës. Për miratimin e rezolutës votuan 153 vende, 10 ishin kundër dhe 23 anëtarë të OKB-së abstenuan.

    Në mesin e vendeve që votuan PËR ishte edhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Lajmin e ka bërë të ditur edhe Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

    “Maqedonia e Veriut votoi PËR në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për rezolutën që kërkon armëpushim urgjent në Gaza për qëllime humanitare!”, ka shkruar Osmani.

    Rezoluta bën thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm humanitar” si dhe “që të gjitha palët të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë të drejtën ndërkombëtare humanitare, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e civilëve”.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Aksident i rëndë në rrugën Rashçe-Saraj, një veturë përfudon në lum

    Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në rrugën që lidh fshatin Rashçe me Sarajin, sipas informacioneve...

    Shkupi mëngjesin e sotëm është në vendin e dytë në Evropë për nga ndotja e ajrit

    Shkupi mëngjesin e sotëm është në vendin e dytë në Evropë për nga ndotja e ajrit Kryeqyteti i vendit, Shkupi,...

    Prokuroria me detaje për fatkeqësinë në rreth rrotullimin e Shkupit në të cilin ndërroi jetë një grua

    Prokurori kujdestar publik nga Prokuroria themelore publike Shkup së bashku me ekipet hetimore të MPB-së mbrëmë kryen eksspertizë në...

    Zëvendësdrejtori i “Rrugët e Maqedonisë”, Sasho Drango, vret një ari dhe pozon me të, organizata “Anima Mundi” kërkon shkarkimin e tij

    Zëvendësdrejtori i “Rrugët e Maqedonisë” dhe kryetar i Unionit të Veteranëve në Demir Hisar, Sasho Drango, është fotografuar me...