More

    Ardhja e mërgimtarëve/ Vazhdojnë sfidat e pritjeve nëpër kufij – kolonat me kilometra nuk i ndalin mërgimtarët

    Kolona me kilometra në vendkalimin kufitar Tabanoc, për të hyrë nga Serbia në Maqedoninë e Veiut. Mërgimtarët me orë të tëra të bllokuar në automjete dhe autobusë dhe duke pritur për të hyrë në vend.

     

    Njoftime dhe pamje që përsëriten çdo vit gjatë sezonit të verës por edhe dimrit.

     

    Festat në vendet e Evropës Perëndimore dhe fundjava kanë shtuar frekuencën e trafikut nëpër autostrada.

     

    Nga Stacioni Policor në vendkalimin kufitar në Tabanoc kishin njoftuar për rrëmujë të madhe. Në funksion janë të 6-të pikëkalimet – 3 për veturat private, një për autobusët dhe 2 për kamionët, por, sic thonë, asgjë nuk mund të bëjnë për shkak se kolona krijohet në anën serbe të kufirit.

     

    Autoritetet serbe në orët e mëngjesit njoftuan se në vendkalimin kufitar Horgosh dhe Kelebija, për hyrje automjetet e udhëtarëve dhe autobusët presin deri në 1 orë, në Batrovcë autobusët presin 30 minuta, kurse në Shid automjetet e udhëtarëve presin gjysmë orë.

     

    Ndërkohë automjetet transportuese në vendkalimin kufitar Gradina për shkak të obligimeve nëpër terminale, presin edhe mbi 5 orë.

     

    Ndërkohë, nëpër rrjetet sociale, mërgimtarët që vijnë për pushimet e Vitit të Ri, shpërndajnë pamje të situatës nëpër vendkalime kufitare.

     

    Pritjet nëpër kufij ishin nisur që nga Austria, kurse sfidat fillojnë në kufirin Kroaci – Serbi.

     

    Se shumë mërgimtarë po vijnë drejt vendlindjes dëshmon edhe kjo pamje në Hamburg. Me dhjetëra autobusë nisen drejt vendeve të rajonit kryesisht Maqedonisë së Veriut. /tvklan.mk/

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Nesër regjim i veçantë i komunikacionit në Tetovë për shkak të qëndrimit zyrtar të kryetarit të Kuvendit të Turqisë

    Me datë 23 dhjetor (e hënë) në Tetovë, me rastin e qëndrimit të delegacionit zyrtar të kryesuar nga Kryetari...

    Nesër dhe pasnesër pa energji elektrike një pjesë e Shkupit

    Një pjesë e shfrytëzuesve nga komunat Aerodrom, Kisella Vodë dhe Saraj nesër do të jenë pa energji elektrike, ndërsa...

    Kuvendi i FFM-së/ Masar Omeragiq presidenti i ri – kthehen legjendat e futbollit në FFM!

    Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut zyrtarisht me President të ri. Në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të FFM-së, pas...

    Mëngjesi më i ftohtë në Kodrën e Diellit, me 32 cm borë

    Më ftohtë sot në mëngjes është regjistruar në Kodrën e Diellit, ku janë matur -8 gradë. -7 gradë në Mavrovë,...