TV21 mëson se Prokuroria dhe Policia mëngjesin e sotëm po zhvillojnë aksion policor që ka të bëjë me keqpërdorimet ndër vite në TEC Manastir. Në disa qytete vërehen forca të shtuara policore, në afërsi të shtëpive të të dyshuarve.
Në 30 vitet e fundit, TEC Manastir është përballur me një sërë akuzash për skandale korruptive që minuan kapacitetin më të madh energjetik në vend.
Vazhdimisht ka pasur akuza për manipulim të tenderëve publikë, korrupsion, deri tek punësimi i të afërmve dhe mbulimi i shkeljeve që dëmtonin ambientin.
Autoritetet pritet që gjatë ditës të dalin me informacione shtesë në lidhje me aksionin.