Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në fb ka kujtuar pesë vjetorin e anëtarsimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, duke shënuar se ky ka qenë një moment historik që konfirmon përmbushjen e një prej përcaktimeve tona strategjike më të rëndësishme, e cila ka mundësuar forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit të vendit tonë, shkruan Top24
Sot, me krenari dhe me një ndjenjë të thellë përgjegjësie, shënojmë 5 vjetorin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancën e Atlantikut të Veriut – NATO. Ky është një moment historik që konfirmon përmbushjen e një prej përcaktimeve tona strategjike më të rëndësishme, e cila ka mundësuar forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit të vendit tonë.
Anëtarësimi ynë në NATO nuk është vetëm një arritje e jashtëzakonshme për vendin tonë, por një dëshmi e angazhimit tonë të palëkundur për paqen, sigurinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Ky është një hap i madh përpara, që e bën Maqedoninë e Veriut një partner të besueshëm në përpjekjet globale për një botë më të sigurt.
Jam krenar për të arriturat tona dhe do të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur për të konsoliduar stabilitetin dhe integrimin e vendit tonë edhe në Bashkimin Europian një orë e më parë.