More

    100 franga gjobë, jepet dënimi i parë për mbulimin e fytyrës në Zvicër

    Për herë të parë në Zvicër, është vendosur një sanksion për shkeljen e ndalimit kombëtar të mbulimit të fytyrës. Një grua në kantonin e Cyrihut është ndëshkuar nga policia për thyerjen e rregullit që ndalon mbulesën e fytyrës në hapësirat publike.

     

    Ndalimi, i cili u miratua nga elektorati zviceran në mars të vitit 2021, hyri në fuqi në fillim të këtij viti dhe parashikon një gjobë prej 100 frangash zvicerane për shkelësit. Megjithatë, gruaja në fjalë refuzoi të pranonte gjobën, gjë që çoi në referimin e rastit tek autoritetet kantonale. Zëdhënësi i policisë së Cyrihut, Michael Walker, konfirmoi se rasti tani është në duart e guvernatorit, i cili do të vendosë për masën përfundimtare, përcjell albinfo.ch.

     

    Përveç rasteve të mbulesës për arsye fetare, ligji i ri federal prek edhe huliganët dhe demonstruesit që mbulojnë fytyrën në protesta apo aktivitete sportive. Në disa kantone, ndalime të tilla kanë qenë në fuqi prej vitesh, por me ligjin e ri ato zbatohen tashmë në të gjithë vendin.

     

    Sipas të dhënave të SonntagsBlick, vetëm në kantonin e Cyrihut gjatë vitit të kaluar ka pasur 98 raportime për shkelje të ndalimit të mbajtjes së maskave. Ky numër pritet të rritet me zbatimin më rigoroz të rregullave në të gjithë vendin.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    E tepruan me bakllava?! 120 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Tetovë

    Duket se konsumimi i lartë i ëmbëlsirave dhe ushqimit të rëndë në ditën e parë të Bajramit, ka bërë...

    Gjuajti me armë nga një makinë në lëvizje në Çair, arrestohet 23 vjeçari

    MPBka njoftuar se sot (30.03.2025) rreth orës 08:00 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Cvetan Dimov” në...

    Rrahje në Hasanbeg të Shkupit! Dy vëllezër sulmohen fizikisht nga pesë persona…

    Pesë persona kanë sulmuar fizikisht dy vëllezër nga Hasanbegu. Lajmin e kanë bërë të ditur nga Ministria e Punëve të...

    Xhemati në Gërçec të Shkupit i dhuron 11.350 euro dhe orë dore 5 mijë dollar imamit për muajin e Ramazanit

    Xhemati në Gërçec të Shkupit i dhuron 11.350 euro dhe orë dore 5 mijë dollar imamit për muajin e...