💎Çdo vend ka një aset me të cilin njëherë bën famë në rrethin e ngushtë, pastaj në qytetet më gjërë dhe kulminacioni është kur njihet ndërkombëtarisht.
Në vendlindjen time, f. Bojanë pasuri janë: 🛣infrastruktura moderne dhe 🍇Festivali i Rrushit i cili u mbajt sot dhe bashkë me bashkëfshatarët e mi jemi krenar për këto pasuri.
✨️Ky festival ka edhe një simbolikë tjetër e ato janë duart e arta të nënave dhe baballarëve tanë që nga viti i largët 1958 kur për herë të parë është mbjellur rrushi. ✅️Me shpresë që gjeneratat e reja që e kanë pasion bujqësinë të vazhdojnë prodhimin e rrushit më të bukur.