More

    Zv/ministri Aliu arrin të kthen ish ushtaren drejtoreshë në gjimnazin e Tetovës, Kasami ende nuk zbaton vendimin (Dokument)

    Almakos ka siguruar dokumentin nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bazë të cilit komuna e Tetovës obligohet ta kthejë Teuta Llallën në postin e deejtoreshës në Gjimnazin e Tetovës. Edhe pse dokumenti mban datën 13 qershor, ai ende nuk po zbatohet nga kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

    Teuta Llalla u shkarkua nga posti më 11 maj, ende pa i përfunduar mandati dhe në vend të san u emerua Hatije Etemi. Mirëpo gjatë inspektimit të jashtëzakonshëm të kryer më datë 8 qershor të këtij viti, është konstatuar se me rastin e shkarkimit të saj, janë shkelur disa nene të Ligjit për Shkollim të Mesëm.
    Për këtë arsye, Inspektorati konsideron se Llalla është shkarkuar në kundërshtim me ligjin nga pozita e drejtoreshës në gjimnazin “Kirill Pejçinoviq”, andaj i rekomandohet kryetarit të komunës së Tetovës të veprojë në pajtim me këtë rekomandim.

    Nga komuna paralajmërojnë se lidhur me rastin do të prononcohen sot pasdite, ose gjatë ditës së nesërme.

     

     

    Si filluan problemet e drejtoreshës Teuta Kamberi Llalla?

    Problemet e drejtoreshës së Gjimnazit të Tetovës me udhëheqësinë e re komunale filluan në muajin mars.

    Asokohe, ajo deklaroi se duke u thirr në emrin e kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami, Sedat Sulejmani i ka telefonuar duke i kërkuar që të japë dorëheqje.

    Këtë, siç thotë Kamberi Lalla e ka bërë duke refuzuar të japë shkaqet pse duhet ajo të japë dorëheqje dhe duke refuzuar që paraprakisht ajo të takohet me Kasami.

    “Sapo u hap biseda, nga zotëri Sedati u kërkua nga unë dorëheqja në emër të kryetarit të Komunës. Në ato momente unë kërkova sqarim dhe kërkova takim me kryetarin e Komunës”, pat thënë Kamberi Llalla para kamerës së TV21.

    Ajo pat njoftuar se Kasami nuk ka pranuar të takohet dhe prandaj ka deleguar Sulejmanin.

    Ky i fundit i par caktuar 21 marsin si afatin e fundit kur duhet të deponojë dorëheqjen, gjë që Llalla kishte refuzuar.

    “Jo, nuk gjej arsye para vetes për të deponuar dorëheqje”, pat theksuar ajo duke hedhur dyshime se ka mundësi që Kasami të mos e dijë se Sulejmani vepron në këtë mënyrë në emër të tij.

    Zëvendës ministri Aliu prej fillimit premtoi angazhim për të mbrojtur drejtoreshën Llalla nga presionet

    Dyshimet për presion ndaj drejtoreshës së Gjimnazit të Tetovës alarmaun menjëherë institucionet përkatëse. Zevendes ministri për Arsim dhe Shkencë, Lulzim Aliu, më 4 prill takoi Teuta Kamberi Llalla për të kuptuar nga ajo se çfarë po ndodh.

    “Shkolla e mesme “Kirill Pejçinoviq” njihet si një ndër shkollat e Tetovës e cila ka cilësi dhe nxjerrë nxënës të përgatitur pas mbarimit të shkollimit të mesëm. Kjo siç duket nuk është edhe qëllimi i komunës, por është partizimi dhe politizimi i saj. Prandaj edhe bëjnë trysni dhe shantazh ndaj drejtoreshës me qëllimin që në vend të saj të vendosin ndonjë person partiak nga radhët e partisë së kryetarit të komunës. Kjo u vërejte edhe nga ajo se sot në hapësirat e shkollës gjendej edhe revizioni komunal i dërguar nga komuna me pretekst për të gjetur ndonjë shkelje. Gjithashtu nga ana e drejtoreshës u njoftova edhe për neglizhencën edhe anashkalimin që i bëhet asaj nga institucioni i komunës. Duke harruar se me një veprim të tillë nuk dëmtohet drejtoresha, por nxënësit e asaj shkolle dhe procesi arsimor në përgjithësi. Në vend që të mbështesin procesin arsimor, ashtu siç edhe e kanë për detyrë, ata po e pengojnë me qëllimin e partizimit të institucionit arsimor”, deklaroi Aliu më 4 prill pasi vizitoi gjimnazin e Tetovës.
    Ministria e arsimit është e interesuar që në atë shkollë procesi arsimor të zhvillohet në formë të rregullt dhe të përmbushen programet mësimore, si dhe nxënësit të arrijnë suksese sa më të mëdha, duke mos u bërë pre e qëllimeve të politikës ditore dhe klanore, pat theksuar Aliu.
    Angazhimi i zv/ministrit tashmë ka dhënë rezultate dhe mbetet vetëm që vendimi të zbatohet.

     

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Marketing
    - Marketing -Marketing
    - Marketing -Marketing

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Marketing
    spot_img

    Të fundit

    VLEN, hap shtabin në Saraj

    Kualicioni VLEN, sot ka hapur shtabin në komunën e Sarajit. Të pranishëm ishin krerët e partive politike, si dhe eksponent...

    NQP Shkup: Për shkak të azhurnimit të sistemit janë të mundshme probleme teknike gjatë validimit me celular ose aplikacionin “Skopska”

    NQP Shkup informon se për shkak të azhurnimit të sistemit për pagesë që është bërë ditëve të fundit, tek...

    Taravari dhe Kasami të pranishëm në panelin e diskutimit për integrimin e personave me aftësi të kufizuara

    Në një panel diskutimi të mbajtur së fundmi, Arben Taravari, kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidat për kryetar...

    Më 11 prill në Shkup do të shfaqet “Zonjat e Avinjonit”

    Opera dhe Baleti Nacional në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar që më 11 prill do të shfaqet vepra artistike...