More

    Vendbanimi Sfillare pa mjek amë! Askush nuk e zëvendësoi mjeken që ndërroi jetë

    Dyerve të ambulancës së fshatit Sfillare e Poshtme u është vënë dryni.

    -Gjendemi pranë ambulancës Sfillare të Poshtme e cila ka gjashtë muaj që është e mbyllur dhe kjo ndodhi për shkak që mjekja e cila ishte në detyrë ndërroi jetë, raporton Fazile Halili, gazetare TV21.

    Banorët ankohen që tani kanë mbetur pa mjeke amë, e si zgjidhje e vetme për kontrolle u ka mbetur të shkojnë në fshatrat përreth, gjë që jo çdoherë është e lehtë sepse u mungon transporti.

    -Vdiq mjekja dhe nuk ka ardhur as një mjek.

    Ku i bëni kontrollet mjekësore?

    -Kontrollimet mjekësore i bëjmë në Saraj, Gjorçe, Kondovë.

    A e kanë të vështirë t’iu pranojnë?

    -Disa mjek nuk na pranojnë dhe kemi ngelur askund.

    -Problem është shumë sepse jemi me pleq, jemi me njerëz të sëmurë, ka njerëz që nuk mund të lëvizin e thërrasim mjekun të vijë për pacientët, nuk dimë as ne çfarë të bëjmë rrugëdalje tjetër nuk ka.

    Banorët pohojnë se kanë kërkuar zgjidhje nga Ministria e Shëndetësisë, por ende nuk kanë marrë përgjigje. Për këtë problematikë, TV21 pyeti drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit Publik Shkup, Besim Kokën, i cili thotë se së shpejti do shpallin konkurs.

    “Pasi që ka ndërruar jetë doktoresha në fshatin Sfillare, pas procedurave për mbylljen e koncesionit e kemi kaluar në bordin drejtues dhe e kemi dërguar në Ministri të Shëndetësisë. Të hënën e shpallim konkursin në Gazetën Zyrtare dhe brenda një muaji do të mbarojë procedura për koncesion të ri”, deklaroi Besim Koka, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit Publik.

    Deri para gjysmë viti, kjo ambulancë ka punuar me një staf infermierësh për të kryer nevojat bazë shëndetësore të pacientëve.

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Bujar Osmanii
    - Marketing -Bujar Osmanii

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Bujar Osmanii
    spot_img

    Të fundit

    Osmani: Qeveria do të vendosë nëse vendi ynë do të dalë nga “Ballkani i Hapur

    Osmani tha se si ministër i një vendi anëtar në NATO, ka informacione shtesë për sulmin në Banjskë të...

    Në Shkup sanksionohen 153 shoferë, 13 pa patent shoferi

    Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej...

    Kapet njëri nga të dyshuarit për vjedhjen si në filma të kasafortës në Shkup, mësohet shuma e parave që vodhën hajnat

    Nga Prokuroria Themelore Publike njoftojnë se autoritetet kanë zbuluar njërin prej personave të dyshuar për vjedhjen e kasafortës në...

    Fronti Europian: VMRO po bën union me parti proruse dhe antishqiptare! Opozita shqiptare të rreshtohet me pro-europianët

    Nga koalicioni i Frontit Europian thonë se VMRO dhe Mickoski edhe zyrtarisht po proklamon koalicionin me Levicën e Apasievit...