More

    Vazhdon ulja e numrit të të infektuarve me virusin korona

    Vazhdon trendi i uljes së numrit dhe i përqindjes të rasteve të reja me KOVID-19. Po zvogëlohet edhe numri i rasteve aktive i cili arrin 2091, nga të cilat gjysma janë në Shkup.

    Pas kryeqytetit më së shumti raste aktive ka në Prilep-148, në Manastir-135 dhe në Veles 101, ndërsa në qytetet tjera numri i tyre është nën njëqind. Pa asnjë rast aktiv janë Dojrani dhe Pehçeva.

    Në 24 orëshin e fundit, sipas statistikës së Institutit për Shëndet Publik, nga 1.996 testet e bëra, janë regjistruar 198 raste pozitive me Kovid-19, ose 9,9 për qind.

    Janë evidentuar edhe nëntë të vdekur, ndërsa janë shëruar 276 persona.

    Edhe krahas trendit pozitiv, kompetentët tani për tani nuk planifikojnë heqje ose lehtësim të ri të masave restriktive. Ministri i

    Shëndetësisë Bekim Sali gjatë fundjavës deklaroi se ende është herët për heqje të masave sepse në vendet ku janë lehtësuar ka pasur rritje të sërishme të numrit me raste të reja.

    “Ne si Ministri e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik, normalisht dhe përmes Komisionit për Sëmundjet Infektive monitorojmë vazhdimisht se çfarë po ndodh me vendet që kanë pezulluar masat. Aty ke një rikthim të mprehtë, pra rritje të numrit të të infektuarve të rinj dhe sipas metodologjisë së re që praktikohet në të gjitha vendet, që është matja e rrezikut për sistemin shëndetësor, jo për individët është një nga treguesit edhe numri i të infektuarve të rinj, por tregues i rëndësishëm është numri i pacientëve të shtruar në spital. Sipas asaj situate, ne nuk jemi ende gati të reduktojmë masat”, theksoi Sali.

    Nga fillimi i pandemisë, numri i rasteve pozitive në vend është 301.491, numri i të shëruarve është 290.254, numri i të vdekurve është 9.146. Janë bërë gjithsej 1.922.182 testime të Kovid-19.

    Në botë sërish , deri tani janë infektuar afër 456 milionë njerëz, ndërsa kanë vdekur 6 milionë.

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Marketing
    - Marketing -Marketing
    - Marketing -Marketing

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Marketing
    spot_img

    Të fundit

    Temperaturat do të shkojnë deri në 27 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit për Maqedoninë e Veriut

    Në Maqedoninë e Veriut vijon periudha e motit kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me rritje të temperaturës në...

    Xhaferi priti në takim volejbollisten Erjona Jonuzi, shqiptaren e vetme në reprezentacionin e RMV-së

    Kryeministri teknik, Talat Xhaferi sot në Qeveri priti në takim volejbollisten Erjona Jonuzin, e cila është shqiptarja e vetme...

    Florian Marku rikthehet në ring, tregon datën e meçit të madh

    Florian Marku do të rikthehet në ring të dielën e 31 marsit. Kundërshtar i tij do të jetë Chris...

    2571 shtetas të RMV në diasporë do të votojnë për president të shtetit

    Votimi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, në bazë të 2571 kërkesave të pranuara të qytetarëve tanë, do të...