More

    UNT prezanton drejtimet deficitare para nxënësve të gjimnazit në Saraj

    SI VENDOSIN MATURANTËT PËR DREJTIMIN E STUDIMEVE?!

    Meqenëse është edhe pragu i fundit të vitit shkollor, maturantëve i’u është afruar përzgjedhja për degën në të cilën ata duhet të orientohen në studime. E për të u’a bërë me të lehtë zgjedhjen e drejtimeve atyre që janë në hamendje drejtues të Universiteti të Nënë tereza vizituan shkollën e mesme të qytetit të Shkupit, Saraj. Para nxënësve prezentuan drejtimet që ofron univerziteti Nënë Tereza dhe mundesitë që kanë maturantët për të zgjedhur drejtimet deficitare, raporton KlanMacedonia.

    Prorektori i UNT-së Bujamin Bela tregoi strukturën organizative të pesë fakulteteve dhe drejtimeve deficitare ku ka mungesë te studentëve.

    ‘’Univerziteti ‘‘Nënë Tereza’’ ka në strukturën organizative të saj pesë fakultete dhe diku mbi 30 drejtime studimore të cilat do të jenë në përzgjedhje, ndër ta është fakulteti teknik i cili në vete përmban disa drejtime të cilat janë mjaftë deficitare dhe në mungesë për shoqerinë në përgjithësi dhe në veçanti për shoqerinë shqiptare”, deklaroi prorektori i UNT-së – Bujamin Bela.

    Përzgjedhja për degën në të cilën duan të orientohen për ta nuk ka qenë e lehtë. Maturantët thonë se për ta prioritet janë drejtimet deficitare sepse nevojat e tregut të punës diktojnë edhe përcaktimet e tyre.

    ‘’Jam maturante I shkolles se mesme te qytetit te Shkupit ‘Saraj’ kam vendosur si drejtim te ardhshem ne fakultet ta zgjedhe inxhinier softverik, domethene si shkak ka qene gjithmone aftesit e mia ne matematik” – Fisnik Islami, nxënës.

    ‘’Une mendoj qe ne te ardhmen do te studioj drejtim ekonomik per menaxhere, pasi mendoj se nuk ka shume menaxher ne vendin tone dhe do e kam me lehte per punsimin”, Emsale Fazli – nxënëse

    Sakaq nesër në sheshin Skenderbeu nw Shkup do të mbahet promovimi i të gjitha drejtimeve që ofron universiteti Nënë Tereza. /KlanMacedonia/

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Bujar Osmani
    - Marketing -Bujar Osmani
    - Marketing -Bujar Osmani

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Bujar Osmani
    spot_img

    Të fundit

    U nis për në shkollë dhe s’u kthye më, zhduket 12-vjeçarja në Pejë

    Një 12-vjeçare është raportuar e zhdukur në Pejë. Rastin në polici e ka lajmëruar babai i saj i cili ka...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Kryesisht vranësira me reshje të kohëpaskohshme shiu, (dhe mbi 20 l/m²), të ndjekura me bubullima sidomos në pjesët perëndimore...

    Interi fiton derbin ndaj Milanit dhe shpallet matematikisht kampion i Serie A

    Inter ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në ‘San Siro’ ndaj Milanit, në atë që njihet ndryshe si Derby...

    Taravari: Veprimet e VLEN-it do të jenë në përputhje me interesin strategjik të SHBA-ve

    Kandidati për president nga radhët e VLEN-it, Arben Taravari, sonte para të pranishmëve tha se në tubimin e fundit...