More

    Universiteti i Tetovës e shënoi 28-vjetorin e themelimit

    Me homazhe para shtatores së themeluesit dhe Rektorit të parë historik të UT-së, Prof. Dr. Fadil Sulejmanit dhe para lapidarit “Flakadani i Kujtesës”, si dhe me mbajtjen e një akademie solemne, Universiteti i Tetovës së bashku me studentët, stafin akademik, administrativ dhe miqtë e ftuar e shënoi 28-vjetorin e themelimit.

    Në këtë përvjetor të rëndësishëm të Universitetit të Tetovës, ku pjesëmarrës ishin një numër i madh personalitetesh të dëshmuar në fusha të ndryshme, Rektori Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti fjalimin e tij e nisi me falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për të gjithë studentët, të cilët 28 vjet më parë, me guximin shembullor dhe pa asnjë hezitim u bënë shtylla më vitale e çerdhes së parë të arsimit të lartë në gjuhën shqipe në këto hapësira, duke u bërë protagonistët, misionarët, pishtarët dhe bartësit kryesorë të platformës së Universitetit të Tetovës, të themeluar nga intelektualët shqiptarë në krye me Rektorin e parë dhe historik, Prof. Dr. Fadil Sulejmanin.

    Ai, po ashtu shprehu respektin e thellë edhe për dëshmorin e arsimit shqip, Abdilselam Emini, gjaku i të cilit u bë dritë e diturisë në rrugën e ndërtimit të Universitetit tonë. “Nderim të veçantë meritojnë dhe vëllezërit tanë, që e ndihmuan dhe i shërbyen Universitetit, duke i shndërruar shtëpitë në auditorë universitarë, ku u edukuan, fituan dije dhe u aftësuan profesionalisht studentët e parë të këtij institucioni. Nuk i harrojmë kurrë as përpjekjet e familjeve shqiptare, që dhanë kontribut për ngritjen në këmbë të shëndosha të Universitetit tonë. Pas 28 vitesh punë të pandalshme, Universiteti i Tetovës është shndërruar në qendër të mirëfilltë edukimi e arsimimi, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon. Në këtë tempull të dijes, sot studiojnë të rinj e të reja nga vendi ynë, Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës, Lugina e Preshevës dhe nga mbarë diaspora shqiptare. Ata, bashkë me profesorët e tyre të vyeshëm, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në proceset më të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar Universiteti i Tetovës, që nga themelimi, fillimi i ligjëratave të para e deri te periudha pas zyrtarizimit, integrimit dhe përparimit të Universitetit. Me pietet të veçantë i kujtojmë edhe kontribuuesit, të cilët nuk janë më në mesin tonë, duke uruar përjetësi për veprat e tyre. Gjatë këtij viti akademik Universiteti Tetovës ka shënuar rezultate të konsiderueshme në të gjitha fushat dhe ka arritur t’i realizojë qëllimet kryesore dhe misionin e tij si institucion i arsimimit sipëror në vendin tonë”, tha Rektori Prof. Dr. Kushtrim Ameti./Derveni.info

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Bujar Osmani
    - Marketing -Bujar Osmani
    - Marketing -Bujar Osmani

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Bujar Osmani
    spot_img

    Të fundit

    Mediat në Bruksel: Fitorja e VMRO-DPMNE-së është fundi i ëndrrës evropiane të Maqedonisë

    Maqedonia e Veriut shkon në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, pasi asnjë kandidat nuk fitoi mbi 50 për...

    Norvegjia i dhuron ushtrisë së Maqedonisë 76 automjete

    Në kazermën “Ilinden” në Shkup sot do të dorëzohet donacion prej 76 veturash nga Mbretëria e Norvegjisë. “Shtatëdhjetë e gjashtë...

    LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi

    Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa, dhe në rrugë me lagështi. Komunikacioni jashtë...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, kurse në male me borë. Lokalisht reshjet...