More

    Turqia nis hetime për 612 njerëz pas tërmeteve vdekjeprurëse

    Hetuesit turq kanë nisur hetime kundër më shumë se 600 njerëzve lidhur me ndërtesat që janë shembur pas tërmeteve katastrofike, të cilat janë regjistruar në Turqi më herët gjatë këtij muaji. Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, ka thënë se 184 prej 612 të dyshuarve janë në paraburgim, në pritje të gjyqit.

    Në mesin e të ndaluarve përfshihen udhëheqës të kompanive të ndërtimit dhe menaxherë të ndërtimit, ka thënë ai në disa komente televizive.

    “Mbledhja e të dhënave për ndërtesat vazhdon të jetë bazë për hetimet penale”, ka shtuar ai.

    Si pasojë e dy tërmeteve mbi 7 shkallë të Rihterit më 6 shkurt, kanë vdekur mbi 50 mijë njerëz në jug të Turqisë dhe veri të Sirisë.

    Shkatërrimi pas tërmeteve ka rritur pikëpyetje për sigurinë e ndërtimeve në Turqi, pasi shumica e 173.000 ndërtesave të atij rajoni janë rrëzuar apo janë dëmtuar rëndë. Ekspertët kanë thënë se shumë ndërtesa nuk janë ndërtuar sipas standardeve qeveritare.

    Partitë opozitare e kanë akuzuar administratën e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për dështim të zbatimit të rregulloreve për ndërtim.

    Agjencia turke për Menaxhim të Katastrofave ka thënë se 9.470 pasgoditje e kanë goditur rajonin jugor turk pas tërmeteve të 6 shkurtit. Zyrtarë të agjencisë kanë thënë se presin që pasgoditjet të vazhdojnë për të paktën dy vjet./REL

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Këto janë policët shqiptarë të cilët gjetën dy vajzat e humbura

    Para disa orëve u gjetën janë gjetur 12-vjeçarja Anisa Ajro dhe 15-vjeçarja Melisa Kurtishi të zhdukura dy ditë më...

    Ende nuk janë gjetur vajzat nga Shkupi, Anisa dhe Melisa

    Anisa Ajro nga Shkupi, nxënëse 12-vjeçare në klasën e shtatë dhe Melisa Kurtishi 15 vjeçare nxënëse në klasën e...

    Sot mblidhet kryesia e BDI-së në Tetovë

    Sot me fillim në orën 13:00 në Tetovë, BDI ka caktuar mbledhje të kryesisë së re të partisë. Sipas informacioneve...

    Vjedhje në Matkë, autorët janë pranë kapjes nga policia

    Në orët e vona të natës së djeshme është kryer vjedhje në lokalin Kulla Hillside Haven, me këtë rast...
    WordPress Ads