More

    “Të folmet shqipe të Maqedonisë së Veriut” u promovuan në Tiranë

    Shqipe uadër të manifestimit të 50-vjetorit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, me ç’rast po organizohet edhe një panair i librit akademik, sot në hapësirat e ASHSH-së në Tiranë u përurua vepra “Dialektologjia shqiptare – Të folmet shqipe të Maqedonisë së Veriut” 1 dhe 2, të botuara nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve –Shkup.

    Promovimin e hapi përgjegjësi i botimeve në ITShKSh, Dr. Sevdail Demiri, i cili foli shkurtimisht mbi veprimtarinë botuese të Institutit, duke u ndalur veçanërisht në botimet e Departamentit të Gjuhës Shqipe.

    Të pranishmëve në këtë ngjarje iu drejtua edhe drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Dr. Skender Asani, i cili – duke e uruar Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për këtë 50-vjetor – theksoi edhe se veprimtaria shkencore institucionale, që tashmë po merr trajtë me punën e ITShKSh-së, është një ogur i mbarë që dëshmohet edhe përmes këtyre veprave.

    Për vlerën shkencore dhe rëndësinë e dy vëllimeve foli Dr. Zeqirija Ibrahimi – këshilltar shkencor në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore ët Shqiptarëve. Ai theksoi se këto vepra janë “historia gjuhësore” e shqiptarëve të Mipaqedonisë së Veriut, duke shpjeguar se deri tash janë botuar dy vëllime, se vëllimi i tretë është në përgatitje e sipër, ndërsa seria e plotë do të ketë së paku 5 ose 6 vëllime, thuhet në komunikatën me shkrim të lëshuar nga ana e Instituti për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve –Shkup.

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Marketing
    - Marketing -Marketing
    - Marketing -Marketing

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Marketing
    spot_img

    Të fundit

    Temperaturat do të shkojnë deri në 27 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit për Maqedoninë e Veriut

    Në Maqedoninë e Veriut vijon periudha e motit kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me rritje të temperaturës në...

    Xhaferi priti në takim volejbollisten Erjona Jonuzi, shqiptaren e vetme në reprezentacionin e RMV-së

    Kryeministri teknik, Talat Xhaferi sot në Qeveri priti në takim volejbollisten Erjona Jonuzin, e cila është shqiptarja e vetme...

    Florian Marku rikthehet në ring, tregon datën e meçit të madh

    Florian Marku do të rikthehet në ring të dielën e 31 marsit. Kundërshtar i tij do të jetë Chris...

    2571 shtetas të RMV në diasporë do të votojnë për president të shtetit

    Votimi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, në bazë të 2571 kërkesave të pranuara të qytetarëve tanë, do të...