More

    Spitali i Kumanovës mbeti pa asnjë auto ambulancë

    Spitali i Kumanovës mbeti pa asnjë auto ambulancë pasi kjo e fundit mbrëmë u aksidentua në Shkup ndërsa po transportonte një pacient për në klinikat e Shkupit. Në aksident u lënduan 4 person, 3 nga autoambulanca dhe shoferi I makinës tjetër. Drejtoresha e spitalit, Snezhana Zaharieva tha për Alsat së shtëpia e Shëndetit në Likovë do të kompenzoj mungesën e auto ambulancave duke u huazuar një prej tyre. Gjithashtu, Zaharieva tha se gjatë ditës pritet të mbërrij edhe auto ambulance tjetër e spitalit që për momentin gjendet për riparim.

    “Sigurisht që nuk do të mbetemi pa asnjë autoambulancë. Atë po na e huazojnë nga Shtëpia e Shëndetit në Likovë për të cilin veprim jemi shumë falenderues. Duhet të mbërrijë edhe autoambulanca tjetër që për disa defekte të vogla e kishim në automekanik. Banorët e Kumanovës të jenë të qetë, për çdo rast autoambulancat do t’i kemi pranë spitalit”, tha Snezhana Zaharieva, drejtoreshë e Spitalit të Kumanovës.

    Zaharieva tha se infermirja dhe shoferi i autoambulancës po marrin trajtimin e duhur. Janë në gjendje stabile por të stresuar. Gjithashtu, në gjendje stabile është edhe pacientja që po transportohej në Klinikën e Kardiologjisë. Sipas informacioneve të MPB-së, aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e bulevardit “Kliment Ohridski” dhe rrugës” Kirili dhe Metodi”. Është përplasur një automjet i pasagjerëve “Volksëagen Turan” me targa të Shkupit i drejtuar nga C.D.(57) nga Shkupi dhe automjeti “Mercedes” me targa të Kumanovës në pronësi të Shërbimit Emergjent Mjekësor i drejtuar nga V.S.(23) nga Kumanova. Të plagosurit janë transportuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza” dhe në spitalin “Shën Naum Ohridski”, ndërsa në vendin e ngjarjes janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit./Alsat.mk

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Bujar Osmani
    - Marketing -Bujar Osmani
    - Marketing -Bujar Osmani

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Bujar Osmani
    spot_img

    Të fundit

    Bilall Kasami nuk e pranon humbjen e thellë që pësoi VLEN-i dhe Arben Taravari

    Lideri i BESës dhe njëherit edhe kryetar i komunës së Tetovës, Bilall Kasami nuk e pranon humbjen e VLEN-it...

    Festa e Frontit Europian/ Sela: Arben, erdhi koha t’i kthehesh profesionit tënd si mjek, ashtu siç kishe gjithmonë dëshirë…

    Televizioni Klan Macedonia po vijon me transmetimin maratonë për Zgjedhjet Presidenciale 2024. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në...

    Ali Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, dallimi është mbi 40 mijë

    Pas fitores në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, BDI ka festuar në Tetovë, Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha...

    Osmani prin ndaj Taravarit edhe në Gostivar

    Rezultatet nga #Gostivari 🔺8920-VLEN🔷 🔺9142- FRONTI EUROPIAN🔷