More

    Sot nisin protestën mjekët amë, s’do të jepen receta dhe udhëzime

    Anëtarë të Shoqatës së Mjekëve Privatë të Republikës së Maqedonisë (SHMPRM) prej sot filluan protestën treditore në të cilën do jenë në ditët e punës dhe do të pranojnë vetëm raste urgjente, por nuk do të japin receta dhe udhëzime. Kërkesë kryesore e mjekëve amë është rritja e pikëve të kapitacionit për shkak të rritjes së shpenzimeve për jetë.

    Bordi Drejtues i SHMPRM më 27 gusht solli vendim që më 5,6 dhe 7 shtator të mbahet protestë në vendin e punës – për shkak, siç thonë në publikimin në ueb-faqen e Shoqatës, mospranimin e kërkesave strategjike nga autoritetet shëndetësore.

    Sipas vendimit të Bordit Drejtues së Shoqatës, nuk do të ketë udhëzime dhe receta tri ditë.

    Krahas rritjes së pikëve të kapitacionit, ata mes tjerash kërkojnë “shëndetësi elektronike, fshirje të shkallës destimuluese, rritje të buxheteve për specialistë dhe laboratorë edhe për ambulanca rurale, të mos mbyllen ordinancat e mjekëve të cilët duan të vazhdojnë të punojnë mbi 64 vjet”…

    Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali në vigjilje të protestës javën e kaluar deklaroi se pakënaqësitë të cilat ekzistojnë në mesin e mjekëve amë duhet të zgjidhen në tavolinë dhe me propozime konkrete të cilat do të shqyrtohen dhe diskutohen, e jo përmes bojkotimit të punës.

    Ai pajtohet me kërkesën e mjekëve amë që udhëzimi të mos shtypet por në formë elektronike, por, siç tha, nga fjala deri te realizimi nënkupton se si sistem, duhet të mundësojmë edhe hardver dhe softuer, ndërsa për çka nevojitet furnizim i cili kërkon kohë.

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Marketing
    - Marketing -Marketing
    - Marketing -Marketing

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Marketing
    spot_img

    Të fundit

    VLEN, hap shtabin në Saraj

    Kualicioni VLEN, sot ka hapur shtabin në komunën e Sarajit. Të pranishëm ishin krerët e partive politike, si dhe eksponent...

    NQP Shkup: Për shkak të azhurnimit të sistemit janë të mundshme probleme teknike gjatë validimit me celular ose aplikacionin “Skopska”

    NQP Shkup informon se për shkak të azhurnimit të sistemit për pagesë që është bërë ditëve të fundit, tek...

    Taravari dhe Kasami të pranishëm në panelin e diskutimit për integrimin e personave me aftësi të kufizuara

    Në një panel diskutimi të mbajtur së fundmi, Arben Taravari, kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidat për kryetar...

    Më 11 prill në Shkup do të shfaqet “Zonjat e Avinjonit”

    Opera dhe Baleti Nacional në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar që më 11 prill do të shfaqet vepra artistike...