More

    ShMQSh “Saraj” në bashkëpunim me fondacionin Albiz shpall konkurs për ndarjen e 15 bursave për nxënës

    Shkolla e Mesme e Qytetit të Shkupit “Saraj” në bashkëpunim me Fondacionin ALBIZ dhe një donator, shpall konkurs për 15 nxënës për programin “Ndarjen e bursave për nxënës” për vitin shkollor 2022/23

    APLIKIMI
    Të drejtë për aplikim në këtë konkurs kanë nxënësit e Shkollës së Mesme të Qytetit të Shkupit “Saraj” të cilët ndjekin procesin edukativo -arsimor vetëm në këtë shkollë.

    KRITERIUMET PËR APLIKIM
    1. Të jenë nxënës të vitit të I, II, III dhe IV;
    2. Të jenë nxënës të rregullt;
    3. Të mos kenë përsëritur asnjë vit shkollor;
    4. Të mos jenë shfrytëzues të bursave ose kredive nga ndonjë institucion apo ndërmarrje tjetër;
    5. Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

    DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIMIN NË KONKURS

    1. Aplikacioni (merret te SHMQSH SARAJ – SHKUP);
    2. CV (biografi);
    3. Kopje e dëftesave të notarizuara ;
    4. Vërtetim për regjistrimin e vitin shkollor 2022/2023;
    5. Vërtetim prej punëdhënësit për rrogën (për të dy prindërit/kujdestarët) që janë në marrëdhënie pune/ ose fletëpagesë pensioni për anëtarët e pensionuar/ ose çekun e ndihmës sociale për personat të cilët marrin ndihmë sociale/ ose vërtetim nga Enti për punësim për personat e papunësuar, se nuk janë në marrëdhënie pune;
    6. Vërtetim nga drejtoria për të ardhurat publike për të dy prindërit/kujdestarët;
    7. Kopje e certifikatës të lindjes;
    8. Kopje të ndonjë dokumenti identifikues (letërnjoftim, pasaportë);

    Përparësi për fitimin e bursës do të kenë:

    1. Nxënësit që kanë notë mesatare 4.51 apo më lartë;
    2. Nxënësit që studiojnë në drejtimet: Gjimnaz, Mjekësi dhe Ekonomi;
    3. Nxënësit që kanë fituar çmim të parë në garat shtetërore ose çmimin e I, të II ose të III në garat republikane ose ndërkombëtare nga fusha e shkencës, kulturës, teknikës, përkatësisht në profesionin që mësojnë.

    VLERA E BURSËS

    Bursat ndahen gjatë tërë vitit shkollor 2022/2023 përkatësisht 9 muaj, aq sa zgjatë viti shkollor.

    VENDI DHE AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTEVE

    Aplikacioni dhe dokumentet e nevojshme kandidatët duhet t’i dorëzojnë në zyrën e SHMQSH “SARAJ”-SHKUP në Saraj rr. 2 nr. 20.

    Aplikimet bëhen në afatin vijues :

    Prej 24.01.2023 (e martë) deri më 27.01.2023 (e premte) nga ora 10:00 deri në ora 16:00.
    Gjatë dorëzimit të dokumenteve, kandidatët duhet të kenë me vete letërnjoftimin, ose ID-në e shkollës.
    Shpallja e rezultateve do të bëhet pranë zyrës së SHMQSH SARAJ – SHKUP, në web faqen zyrtare si dhe ne fc.

    SQARIM
    1. Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht nga vetë kandidati (përndryshe nuk do të pranohen);
    2. Dokumentet që janë të pakompletuara dhe që dërgohen me vonesë, përkatësisht nuk i kanë respektuar afatet kohore të konkursit, nuk do të pranohen;
    3. Dokumentet e dorëzuara nuk kthehen prapë, mbeten në arkivin e shkollës;
    4. Çdo person i cili do të konkurroj do të marrë dëshmi (numër të dosjes) se i ka dorëzuar dokumentet;
    5. Rezultatet do të shpallen me numra të dosjes (jo me emra);

    Shëndet dhe suksese!
    Me respekt,
    SHMQSH “SARAJ”- SHKUP

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Sot regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të Maratonës së Shkupit

    Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se sot duke filluar nga ora 08:00, për shkak të mbajtjes së...

    Sulm terrorist në Ankara: Të plagosur dy policë

    Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha se dy terroristë, të cilët erdhën me një automjet të vogël para...

    Shkup: Theret për vdekje një 35-vjeçar dhe i vihet flaka banesës ku qëndronte

    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të rëndë që ka ndodhur në Shkup, më datë...

    Parashikimi i motit për sot në Maqedoni,

    Me diell më pak dhe kryesisht në pjesët veriore me vranësira mesatare.Temperatura minimale do të jetë në interval prej...
    WordPress Ads