More

    Shkolla në Bllacë të Poshtme, Shaqiri: Nga shtatori fëmijët nuk do të mësojnë më në Kosovë

    Nga shtatori i këtij viti, fëmijët e moshës shkollore nga fshati Bllacë e Poshtme i komunës së Çuçer Sandevës nuk do ta ndjekin më mësimin në shtet tjetër, përkatësisht në një zonë kufitare në Kosovë ku gjendet shkolla e tyre më e afërt, por do të mësojnë në një objekt në vendlindjen e tyre që është në ndërtim e sipër dhe aktivitetet ndërtimore janë kah fundi.

    “Me këtë investim ne i japim fund një absurditeti dhe një padrejtësie për nxënësit tanë të cilëve shteti duhet t’u sigurojë kushte për mësim dhe jo t’i detyrojë të mësojnë jashtë kufijve të vendit”, kështu deklaroi ministri i arsimit dhe shkencës Jeton Shaqiri gjatë vizitës së sotme në vendbanimin Bardhi në Bllacë të Poshtme ku me buxhet prej 4.7 milionë denarë, Ministria e arsimit dhe shkencës po ndërton objektin e shkollës fillore “Mihal Grameno”.

    “Objekti i ri do të fillojë të funksionojë në vitin e ardhshëm shkollor 2022-2023 dhe do të nënkuptojë zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen fëmijët e këtij vendbanimi të cilët prej vitesh vijojnë mësimin në një shkollë që ndodhet në anën tjetër të kufirit me Kosovën, më saktë në Han të Elezit.

    “Aktivitetet janë drejt përfundimit. Kemi një marrëveshje me kontraktorin e ndërtimit sipas së cilës deri në fund të këtij muaji objekti do të ndërtohet plotësisht dhe më pas do të fillojmë me pajisjen e brendshme. Nga shtatori, fëmijët e lagjes Bardhi do t’i gëzohen ambienteve të reja dhe faktit që nuk do të udhëtojnë më përtej kufirit, dhe prindërit do të jenë shumë më të qetë”, tha Shaqiri, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Çuçer Sandevës, Sashko Komnenoviq.

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Marketing
    - Marketing -Marketing
    - Marketing -Marketing

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Marketing
    spot_img

    Të fundit

    Taravari thirrje bashkëveprimtarëve: Mos rrini si patericë e askujt! Afrohuni tek VLEN

    Kreu i ASH-së, njëherë edhe kandidat i opozitës shqiptare për president, Arben Taravari përmes një shkrimi në Facebook u...

    Lëvizja e Turqve të Maqedonisë sot edhe zyrtarisht pjesë e “Frontit Europian”

    Vazhdon zgjërimi i “Frontit Europian”. Pjesë e këtij fronti të udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim do të bëhet...

    Kërçovë: Pas një aksidenti të rëndë, humbin jetën 3 persona dhe 4 të tjerë lëndohen rëndë

    Mëngjesin e sotëm në ora 04:50 në rrugën “Rruga Magjiatrale”në Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë e dobët...