More

    Shaqiri: Matura shtetërore do të mbahet më 27 maj, po bëhen të gjitha përgatitjet

    Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri deklaroi sot se matura shtetërore do të mbahet më 27 maj siç e parasheh ligji.

    “Qëndrimi im përfundimtar është që diplomimi shtetëror të bëhet më 27 maj, siç është planifikuar sipas afatit. Sipas të dhënave që marr si ministër, po bëhen të gjitha përgatitjet për t’u nënshtruar provimit të maturës shtetërore. Nëse do të jetë nevoja, nga e hëna do të dërgojmë edhe punonjës nga MASH-i vetëm për të përfunduar punët”, tha Shaqiri.

    Ai ka theksuar se kjo kërkesë është edhe nga nxënësit e shkollave të mesme.

    Shaqiri shtoi se mbështet kërkesat për paga më të larta të punonjësve të Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP), por se kjo nuk duhet të ndërlidhet me realizimin e proceseve të rëndësishme siç është diplomimi.

    Punonjësit e QSHP janë në grevë që nga fundi i muajit prill dhe ndalesa e punës vazhdon deri në marrjen e pëlqimit të Ministrisë së Financave për rritjen e pagave.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Drejtor i ri i Spitalit Psikiatrik në Shkup emërohet Muhsin Arifi

    Drejtor i ri i Spitalit Psikiatrik në Shkup është emëruar Muhsin Arifi, njofton derveni.mk. ”Të dashur miq,kolegë,bashkëpunëtor... Jam i nderuar të...

    Alternativa : Çfarë feston BDI-ja?

    Ali Ahmeti dhe partia e tij sot po kremtojnë 21 vjet funksionimi si parti politike, prej të cilave 20...

    Çmime të reja të derivateve të naftës

    Komisioni Rregullator për Energjetik publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës që do të hyjnë në fuqi nga...

    Ndërpritet komunikacioni hekurudhor në Maqedoni, punëtorët kërkojnë pagat e muajt prill

    Qarkullimi hekurudhor i udhëtarëve dhe mallrave në vend është ndërprerë që nga mëngjesi i sotëm pasi punonjësit e mirëmbajtjes...
    WordPress Ads