More

    Sali: Ndërtimi i Poliklinikës së Sarajit nuk ka përfunduar

    Ndërtimi i Poliklinikës së Sarajit nuk ka përfunduar dhe deri në
    vendosjen e saj në funksion ka ende punë, konfirmon ministri i
    Shëndetësisë, Bekim Sali. Konfirmimi i Salit vjen një ditë pasi
    zv/kryeministri i parë Artan Grubi u lavdërua në Facebook se ndërtimi
    kishte përfunduar kurse ky njoftim i Grubit u përgënjeshtrua nga
    bashkëpartiaku i tij, kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti.

    Sali shtoi se askujt nuk i takojnë meritat ekskluzive për këtë
    poliklinikë, pasi që siç tha, ky projekt po realizohet në bashkëpunim
    mes disa institucioneve, përkatësisht Ministrisë së Shëndetësisë,
    Komunës së Sarajit dhe Shtëpisë së Shëndetit në Shkup.

    “Deri më tani poliklinika e Sarajit nuk mund të konsiderohet se është
    kryer me ndërtimin, kemi disa vërejtje të vogla te pjesa teknike
    makinerike, edhe aty te instalimi do të duhet të intervenojmë, për
    pjesën e pajisjes. Dua të cek, opinioni duhet të jetë i informuar se ne
    pajisjet kryesisht deri më 80 për qind ministria e Shëndetësisë i ka
    siguruar që nga muaji shtator por për shkak të peripecive lidhur me
    pjesën ndërtimore ne nuk i kemi instaluar dhe ata presin në depo për t’u
    instaluar, tha Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.

    Sali shpreson që kjo poliklinikë të lëshohet në funksionim në fund të
    muajit janar.

    “Deri tani janë kryer kryesisht punimet ndërtimore, mirëpo në projektin
    bazë nuk është paraparë ndërtim i rrethojës dhe rrugës e cila ka qasje
    nga pjesa e jashtme e parkut deri në brendinë e poliklinikës të Sarajit,
    për këtë arsye është paraparë që të realizojmë edhe një aneks
    marrëveshje me realizuesin e punimeve në poliklinikë dhe kjo mbetet që
    brenda javës së ardhshme të bëhet, u shpreh Bekim Sali, ministër i
    Shëndetësisë./Derveni.mk

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Drejtor i ri i Spitalit Psikiatrik në Shkup emërohet Muhsin Arifi

    Drejtor i ri i Spitalit Psikiatrik në Shkup është emëruar Muhsin Arifi, njofton derveni.mk. ”Të dashur miq,kolegë,bashkëpunëtor... Jam i nderuar të...

    Alternativa : Çfarë feston BDI-ja?

    Ali Ahmeti dhe partia e tij sot po kremtojnë 21 vjet funksionimi si parti politike, prej të cilave 20...

    Çmime të reja të derivateve të naftës

    Komisioni Rregullator për Energjetik publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës që do të hyjnë në fuqi nga...

    Ndërpritet komunikacioni hekurudhor në Maqedoni, punëtorët kërkojnë pagat e muajt prill

    Qarkullimi hekurudhor i udhëtarëve dhe mallrave në vend është ndërprerë që nga mëngjesi i sotëm pasi punonjësit e mirëmbajtjes...
    WordPress Ads