More

    Rriten pagat e punëtorëve shëndetësorë, është nënshkruar aneksi i kontratës kolektive

    Rriten pagat e punëtorëve shëndetësorë, ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti dhe kryetari i Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale, Lubisha Karanfilovski sot nënshkruan aneksin për ndryshimin dhe plotësimin e kontratës kolektive në institucionet shëndetësore publike.

    “Bëhet fjalë për një rritje të planifikuar të pagave, duke filluar nga pagesa e muajit maj 2023. Rritja prej 3.000 denarë, 2.500 dhe 2.000 denarë vlen për të gjithë të punësuarit në institucionet publike shëndetësore. Në të njëjtën kohë, drejtorët e institucioneve publike shëndetësore autorizohen për nënshkrimin e kontratave kolektive individuale. Ky është vetëm një nga premtimet që kemi realizuar në drejtim të stimulimit dhe motivimit të punonjësve shëndetësorë dhe rrjedhimisht përmirësimit të sistemit shëndetësor, sqaroi ministri, duke u shprehur i kënaqur me nënshkrimin e dokumentit.

    I kënaqur është shprehur edhe Karanfilovski.

    “Siç tha ministri i Shëndetësisë, nuk ka kënaqësi më të madhe kur arrin të realizosh një nënshkrim të caktuar, konkretisht të aneksit të kontratës kolektive për veprimtarinë shëndetësore, me të cilën tashmë kemi rritje të pagave të punonjësve në aktivitetin shëndetësor. Ajo që tha ministri nënkupton rritje lineare në bazë të shumave prej 3.000, 2.500 dhe 2.000 denarë, në varësi të grupit të kompleksitetit”, theksoi Karanfilovski.

    Ai shtoi se kjo do të thotë, e përkthyer në një rritje në përqindje, se për momentin, infermieret me arsim të mesëm marrin diku rreth 9,6 për qind rritje pagash, për infermieret me arsim të lartë profesional do të ishte diku rreth 5,8 për qind rritje e pagës. ndërsa për mjekët e përgjithshëm 5,8%, për punonjësit e shëndetësisë 5,8% dhe në fund rritja më e vogël për momentin, por gjithsesi është rritje, 2,7% për mjekët – specialistë.

    Pra, shtoi ai, këto rritje në përqindje janë disi më pak se paga minimale.

    “Por paga ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet temë aktuale, kështu që shpresoj edhe ajo që tha ministri, ne arritëm ta realizojmë këtë rritje në këtë moment, por kjo nuk do të thotë se po qëndrojmë në këtë. Ne vazhdojmë të valorizojmë punën e punëtorëve shëndetësorë dhe mendojmë se aktivitetet tona të mëtutjeshme do të jenë në atë drejtim”, nënvizoi Karanfilovski.

    I kënaqur me nënshkrimin e kontratës është shprehur edhe Predrag Serafimovski, kryetar i Sindikatës Klinike.

    “Lufta jonë vazhdon”, theksoi Serafimovski.

    Ministri i Shëndetësisë është pyetur edhe për rritjen e pagës së tij.

    “Kam dy muaj që jam ministër, e di që është vendim i Gjykatës Kushtetuese. Domethënë, pagat e punëtorëve shëndetësorë është dashur të rriten më herët dhe unë jam punëtor shëndetësor dhe besoj në këtë Qeveri, do të jem gjithmonë në krah të punëtorëve shëndetësorë. Nuk do të ndalemi këtu, jam dakord me dy kryetarët, do të vazhdojmë të angazhihemi, normalisht kemi parasysh edhe buxhetin e shtetit, do të vazhdojmë të flasim me ministrin e financave, do të vazhdojmë të angazhohemi për të marrë atë që meritojnë. Jo për të ngritur, por për të marrë atë që meritonin, për atë që bëjnë çdo ditë”, u përgjigj Mexhiti.

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Marketing
    - Marketing -Marketing
    - Marketing -Marketing

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Marketing
    spot_img

    Të fundit

    Temperaturat do të shkojnë deri në 27 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit për Maqedoninë e Veriut

    Në Maqedoninë e Veriut vijon periudha e motit kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me rritje të temperaturës në...

    Xhaferi priti në takim volejbollisten Erjona Jonuzi, shqiptaren e vetme në reprezentacionin e RMV-së

    Kryeministri teknik, Talat Xhaferi sot në Qeveri priti në takim volejbollisten Erjona Jonuzin, e cila është shqiptarja e vetme...

    Florian Marku rikthehet në ring, tregon datën e meçit të madh

    Florian Marku do të rikthehet në ring të dielën e 31 marsit. Kundërshtar i tij do të jetë Chris...

    2571 shtetas të RMV në diasporë do të votojnë për president të shtetit

    Votimi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, në bazë të 2571 kërkesave të pranuara të qytetarëve tanë, do të...