More

    Rafis Aliti me bashkëluftëtarë viziton Drenasin

    Sot me rastin e shënimit të 21 vjetorit të luftimeve të para të Brigadës 115 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, me bashkëluftëtarët e Brigadës 115 organizuam një vizitë në rajonin e Drenasit, vizituam pozicionet ku luftuan heroikisht Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, vizituam qendrën memoriale të dëshmorëve në vendlindjen e tyre, vizituam qendrën e Drenasit për të bërë homazhe tek shtatoret e heronjëve të kombit, duke përkujtuar sakrificën e kolosëve dëshmorë të cilët e falën gjakun dhe jetën e tyre për liri.

    17 Marsi shënon përvjetorin nga jehona e krismave të para të Brigadës 115 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në fshatin Graçan të Shkupit.

    Të bindur në sakrificën më sublime, të grumbulluar nga të gjitha viset shqiptare, për të rikthyer dinjtetin e nëpërkëmbur, për të rikthyer krenarinë dhe trasuar shpresat e ardhmërisë së brezave që vijnë.

    17 Marsi i vitit 2001 mbetet përvjetor i krenarisë. Përvjetori i krismave të para të lirisë në zonën e Shkupit, në fshatin Graçan ku u zhvilluan luftime të ashpra që në orët e para të mëngjesit.

    Ndihem krenarë me të gjithë bashkëluftëtarët e mi të Brigadës 115 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që luftuan në malet e Graçanit, dhe më pas në malet e Sharrit, në Vorcë dhe Radushë. Një faleminderim të veçantë për banorët e Hanit të Elezit dhe fshatrave për rreth f.Krevenik dhe f.Gorancë për kontributin e jashtëzakonshëm.

    Brigada 115 e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, u pagëzua nga populli si Brigada e pamposhtur, Brigara e fitoreve e cila i mori të gjitha pozicionet në fshatin Radushë duke përfshirë edhe Kazermën edhe Stacionin Policor, do të kujtohet gjithmonë si Brigada e qëndresës dhe rezistencës së pathyer.
    Mirënjohje e përjetshme për të gjithë luftëtarëve e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, gjithë atyre që ndihmuan këtë luftë dinjitoze si dhe gjithë bashkë kombasve tanë qe përkrahën pa rezervë UÇK-në.

    Lavdi të përjetshme Martirëve dhe Dëshmorëve të Kombit Shqiptar 🇦🇱
    Qoftë i përjetshëm kujtimi i tyre!

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Përplasjet VMRO-Arskovska, pësojnë qytetarët

    Përplasjet VMRO-Arsovska, shkarkimet dhe dorëheqjet e drejtorëve të ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit kanë lënë një kaos prapa...

    Rrugët dytësore në Tetovë, në gjendje të keqe

    Viteve të fundit sikur është bërë rregull i pashkruar që të asfaltohen dhe të kujdesen vetëm për rrugët në...

    “Dauti Komerc” kremtoi 30 vjetorin e themelimit

    Mbrëmë në një atmosferë impozante në hapsirat e kompanisë në Saraj, "Dauti Komerc" kremtoi 30 vjetorin e themelimit dhe...

    Superekspertiza për Llaskarcën nuk është përgatitur as për 315 ditë

    Për tragjedinë e shkaktuar nga “Durmo Turs” në Llaskarcë, ku humbën jetën 16 persona, Byrosë për ekspertiza gjyqësore nuk...
    WordPress Ads