More

    Pse nuk duhet ta mbushni telefonin në veturë?

    Pse nuk duhet ta mbushni telefonin në veturë?

    Shumë njerëz përfitojnë nga rruga me makinë për të lidhur telefonin e tyre me hyrjet USB ose bazat e induksionit, në mënyrë që pajisja të karikohet. Një veprim i përditshëm, por që nuk është një zgjidhje e mirë për jetëgjatësinë e baterisë së celularit.

    Duhet të kuptoni që portat USB janë krijuar për punë që nuk kërkojnë shumë energji dhe nuk kërkojnë transmetim të vazhdueshëm të energjisë, si p.sh. luajtja e muzikës në pajisjet e vjetra MP3. Telefonat celularë e “shohin” këtë lloj transferimi të energjisë elektrike të dëmshme.

    Për më tepër, amperazhi që lëshojnë këto porta USB është më i ulët se sa i nevojitet celularëve të sotëm, duke bërë që ato të rikarikohen shumë ngadalë. Rimbushjet shumë të ngadalta, si dhe ato shumë të shpejta, e dëmtojnë baterinë, përcjell albinfo.ch.

    Përveç mungesës së amperazhit, një faktor tjetër që shkurton jetëgjatësinë e baterive është se telefonat celularë janë krijuar për t’u rimbushur me karikuesin e tyre origjinal dhe kabllon nga një prizë. Ndodh që shumë përdorues përdorin kabllo karikimi jo origjinale për të karikuar telefonin në portën USB të makinës. Këto kabllo shkaktojnë probleme në qarkun e pajisjes dhe, përveç kësaj, ata nuk e shkëputin daljen e rrymës kur karikimi ka përfunduar. Duke vazhduar të tërheqin rrymë, ato gjithashtu reduktojnë jetëgjatësinë e baterisë. /Derveni.mk

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Bujar Osmanii
    - Marketing -Bujar Osmanii

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Bujar Osmanii
    spot_img

    Të fundit

    Osmani: Qeveria do të vendosë nëse vendi ynë do të dalë nga “Ballkani i Hapur

    Osmani tha se si ministër i një vendi anëtar në NATO, ka informacione shtesë për sulmin në Banjskë të...

    Në Shkup sanksionohen 153 shoferë, 13 pa patent shoferi

    Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej...

    Kapet njëri nga të dyshuarit për vjedhjen si në filma të kasafortës në Shkup, mësohet shuma e parave që vodhën hajnat

    Nga Prokuroria Themelore Publike njoftojnë se autoritetet kanë zbuluar njërin prej personave të dyshuar për vjedhjen e kasafortës në...

    Fronti Europian: VMRO po bën union me parti proruse dhe antishqiptare! Opozita shqiptare të rreshtohet me pro-europianët

    Nga koalicioni i Frontit Europian thonë se VMRO dhe Mickoski edhe zyrtarisht po proklamon koalicionin me Levicën e Apasievit...