More

    Pritet ulje e çmimeve të produkteve bazë pas heqjes së TVSH-së

    Shkup, 18 mars – Një pjesë e produkteve ushqimore bazë prej dje shiten me zero për qind TVSH, ndërsa nga java e kaluar janë zvogëluar edhe marzhat. Pa TVSH shiten buka, mielli tip-400, qumështi me yndyrë prej 2,8, 3,2 dhe 3,5 për qind, sheqeri i bardhë, vaji i lulediellit, mishi dhe produktet tjera si orizi i bardhë dhe vezët.
    Ministri i Ekonomisë apelon te qytetarët të kërkojnë llogari fiskale në marketet ku do të shohin nëse këto produkte janë me zero për qind TVSH.

    “Apelojmë te qytetarët ta kërkojnë llogarinë e tyre fiskale në markete”, porositi Bekteshi në “Fejsbuk”.

    Heqja e TVSH-së për produktet ushqimore bazë është rezultat i ndryshimeve në ligjin për TVSH, të propozuara nga Ministria e Financave si pjesë e 26-të masave antikrizë për ballafaqim me situatën rrjedhëse të shkaktuar nga kriza ruso-ukrainase.

    “Po e theksoj përsëri, askush nuk thotë se do të jetë e lehtë, por ne qëndrojmë prapa faktit që do të ketë një angazhim të denjë, nga qeveria, që qytetarët të ndjejnë më pak presionet nga konflikti ruso-ukrainas. Në fakt këtë e dëshmuam me masat kundër krizës gjatë pandemisë, të cilat amortizuan ndjeshëm efektet në ekonomi dhe për të cilat morëm vlerësimet më të mira nga institucionet financiare ndërkombëtare”, shënoi ministri i Financave Fatmir Besimi në “Fejsbuk”.
    Me këto masa, të cilat janë pjesë e pakos antikrizë, Qeveria pret presion të zvogëluar mbi çmimet e shitjes me pakicë të produkteve ushqimore bazë me të cilën do të veprohet mbi ruajtjen e standardit jetësor të qytetarëve në kushte të krizës.

    “Krahas kësaj mase, pakoja prej 26 masash për mbrojtjen e standardit të jetesës dhe likuiditetit të kompanive përfshin masën për vazhdimin e aplikimit të normës preferenciale prej 5 për qind të TVSH-së për energjinë elektrike për familjet deri në fund të vitit 2022, si dhe masat për uljen e akcizave dhe TVSH-së për derivatet me të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut aktualisht ka çmimet më të ulëta të derivateve në rajon, njoftoi dje shërbimi për shtyp i qeverisë.

    Pas konfliktit ruso-ukrainas dhe rritjes së çmimit të energjisë në bursat botërore, Komisioni Rregullator i Energjisë në baza ditore vendos për çmimin e derivateve në përputhje me Rregulloren e ndryshuar për përcaktimin e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës. Sipas Rregullores, çdo ditë mund të merren vendime për ndryshimin e çmimit të derivateve nëse llogaritja për çmimin e ndonjë derivati ​​të naftës rritet ose ulet për dy denarë.

    Komisioni Rregullator për Energjetikë dje sërish ka bërë korrigjim në rënie të çmimit të derivateve, ku benzina u lirua për dy denarë dhe dizeli për tre denarë për litër. Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 79,5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 81,5 denarë, EURODIZEL (D-E V) për 76, dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 72,5 denarë për litër./Zhurnal

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Bujar Osmanii
    - Marketing -Bujar Osmanii

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Bujar Osmanii
    spot_img

    Të fundit

    Kapet njëri nga të dyshuarit për vjedhjen si në filma të kasafortës në Shkup, mësohet shuma e parave që vodhën hajnat

    Nga Prokuroria Themelore Publike njoftojnë se autoritetet kanë zbuluar njërin prej personave të dyshuar për vjedhjen e kasafortës në...

    Fronti Europian: VMRO po bën union me parti proruse dhe antishqiptare! Opozita shqiptare të rreshtohet me pro-europianët

    Nga koalicioni i Frontit Europian thonë se VMRO dhe Mickoski edhe zyrtarisht po proklamon koalicionin me Levicën e Apasievit...

    Izraeli përgjigjet ndaj Iranit, godet një bazë ushtarake në Isfahan! SHBA: Na njoftuan, por se miratuam sulmin! Teherani: Vendet bërthamore të sigurta

    prillit, një veprim që kërcënon të përshkallëzojë më tej konfliktin rajonin e Lindjes së Mesme. Izraeli kishte paralajmëruar se do t’i...

    Ky është parashikimi i motit për sot

    Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të përkohshme të shiut, kryesisht në pjesët...