Kreu i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkov në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se greva në arsim do të pezullohet, përcjell TV21. Nedellkov tha se këtë veprim e kanë ndërmarrë pas konsultimit me juristë dhe se një vendim i tillë duhet të ndërmerret sepse kështu e parasheh Ligji për Zgjidhje Paqësore të Kontesteve në Punë.
“Kemi realizuar konsultime të detajuara me shumë subjekte juridike dhe me shumë juristë, avokatë dhe gjykatës. Fakt është se duhet të veprojmë sipas ligjit dhe është fakt se do të duhemi që të pezullojmë grevën”, deklaroi Nedellkov.
Ai tha se greva do të pezullohet për 10 deri në 20 ditë, afat kohorë në të cilin pritet të gjendet zgjidhje për kërkesën për rritjen e pagave në arsim.