More

    Plas sherri, Noizy godet me grusht Kleviol Ahmetin i njohur si “Cllevio”

    Në rrjete sociale po qarkullon një video ku shikohet reperi Rigels Rajku i njohur si Noizy, duke e goditur fenomenin e rrjeteve sociale në vitet e fundit Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio.

    E gjitha besohet se ka filluar teksa ky i fundit në rrjetet sociale ka provokuar situatën duke folur kundër anëtarit të OTR, dhe sot (e hënë) ka vendosur të shkojë edhe tek lokali i Noizyt në Durrës, ku paraprakisht ishte ‘live’ në rrjetet e tij sociale duke e paralajmëruar vizitën.

    Por, duket që kjo nuk u prit mirë nga Noizy, i cili duket se gjithë këtë e pa si një provokim të situatës e cila duket se agravoi deri në atë pikë, ku edhe kishte një përleshje.

    Në një video të publikuar shikohet Noizy duke e goditur me grusht Cllevion, por deri më tani nuk ka ndonjë reagim nga asnjëra palë.

    Vlen të theksohet se Kleviol Ahmeti, ishte në të kaluarën anëtar i The Bloody Alboz (TBA), i njohur me nofkën atëherë “Hudra”. Po ashtu, ai është mik shumë i mirë edhe me këngëtarin e njohur Arkimed Lushaj (Stresi).

    Kujtojmë se ditë më parë Cllevio kishte publikuar një mesazh sipas tij nga Noizy, ku ky i fundit kishte thënë se nuk po i pëlqen ajo që Cllevio po thoshte në rrjete sociale kundër tij. /Telegrafi/

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Bujar Osmani
    - Marketing -Bujar Osmani
    - Marketing -Bujar Osmani

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Bujar Osmani
    spot_img

    Të fundit

    Mickoski tha se preferon koalicion me VLEN-in, reagon Taravari: VMRO ka kuptuar peshën e votave shqiptare!

    Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoskit i...

    Arifi uron Ahmetin për fitoren e thellë të Frontit Europian: Shqiptarët i thanë PO Europës dhe JO Rusisë!

    Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka uruar krytarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin për suksesin...

    Mediat në Bruksel: Fitorja e VMRO-DPMNE-së është fundi i ëndrrës evropiane të Maqedonisë

    Maqedonia e Veriut shkon në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, pasi asnjë kandidat nuk fitoi mbi 50 për...

    Norvegjia i dhuron ushtrisë së Maqedonisë 76 automjete

    Në kazermën “Ilinden” në Shkup sot do të dorëzohet donacion prej 76 veturash nga Mbretëria e Norvegjisë. “Shtatëdhjetë e gjashtë...