More

    Plagoset një gjuetar në rrethinën e Shkupit

    Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në një vikend shtëpizë në Luboten. I plagosuri është banor i fshatit Luboten dhe po trajtohet në kompleksin e klinikave universitare “Nënë Tereza” në Shkup.

    Nga policia thonë se po e hetojnë rastin dhe rrethanat se si ka ardhur deri te plagosja.

    “Me datë 26.11.2022 në ora 19.15 në SPB Shkup, Urgjenca Mjekësore ka raportuar se në fshatin Luboten të Shkupit nga arma e zjarrit është lënduar një person, i cili me automjet është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”.

     

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë nga SPB Shkup dhe kanë konstatuar se është M.L (31) nga fshati Luboten, i cili sipas raportimit fillestar të personave që kanë qenë me të, R.A dhe M.A, kanë qënë duke gjuajtur së bashku në fshatin Luboten. Sipas raportit, i plagosuri ka mbetur i vetëm në një vikend shtëpizë dhe në një moment R.A dhe M.A kanë dëgjuar një të shtënë dhe kur kanë shkuar në shtëpizë kanë gjetur të plagosurin në dhomë me një plagë arme në bark. Rasti është duke u zbardhur”,thuhet në raportin e policisë./Derveni.mk

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Çmime të reja të derivateve të naftës

    Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve...

    Zhvillimet në BDI, Ahmeti: Është një grip, le të përdorin aspirina!

    Në suaza të takimeve “Bashkë për Europë” të liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) me qytetarët dhe bazën...

    Sali jep lajmin e shumëpritur: Rrisim rrogat në shëndetësi

    Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, tregoi ekskluzivisht sonte në TV21 se së shpejti do të merret vendimi për rritjen...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe reshje lokale të borës. Do të fryjë një...
    WordPress Ads