More

    Përplasjet VMRO-Arskovska, pësojnë qytetarët

    Përplasjet VMRO-Arsovska, shkarkimet dhe dorëheqjet e drejtorëve të ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit kanë lënë një kaos prapa vetes, thonë qytetarët e anketuar nga Alsat. Ata vlerësojnë se këto zhvillime kanë vështirësuar marrjen e shërbimeve nga këto institucione.

    “Nuk e di kjo siç e shoh unë është nja kaos, kjo që është mbi baza partiake është shumë keq. Unë jam prej të moshuarve, më herët kishte më shumë rregull”, tha një qytetar.

    “Gjithsesi se ndikon, duhet të shihet nëse ajo procedurë është e arsyeshme”, shtoi një tjetër qytetar.

    “I dëgjoj ndonjëherë në televizion…. Jo në këtë kohë”, tha një tjetër.

    Por disa nga qytetarët vlerësojnë se shërbimi i ndërmarrjeve publike nuk ka qenë i kënaqshëm edhe përpara këtyre zhvillimeve.

    “Edhe më herët nuk kam mundur të shërbehem, jo vetëm për shkak të këtyre ngjarjeve… 03:19 Këto ngjarje nuk mund të përmirësojnë asgjë, por edhe gjërat tjera varen nga ne qytetarët, duhet të jemi më të përgjegjshëm dhe më kritikë ndaj tyre”, deklaroi një qytetar.

    “Nuk ka lidhje kjo, kryetarja e Qytetit nuk është e aftë të punojë”, u shpreh një qytetar.

    Numri një i Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska thekson se koha do të tregojë nëse pas largimit të kuadrove të VMRO-DPMNE-së, institucionet do të funksionojnë më mirë ose më keq. Ajo siguron qytetarët se Qyteti i Shkupit do të vazhdojë të punojë në interes të qytetarëve.

    “A do të jetë më mirë, a do të durojë, apo do të jetë më keq këtë koha do ta tregojë. Atë që mund ta them unë është se do të vazhdojmë të punojmë në interes të qytetarëve dhe para se gjithash në mbrojtje të mjeteve që ata i japin që të realizohen projektet e tyre. Të gjithë këtë që po e shihni është rezultat i diçkaje që nuk vlerësoj se duhet të heshtet. Dhe nëse çmimi për këtë është ajo që e shohim në këtë moment, besoj se do ta bartim atë përgjegjësi dhe do ta shohim me rezultatet qe do ti arrijmë se në fakt nuk kemi humbur asgjë”, deklaroi Danella Arsovska, Kryetare e Qytetit të Shkupit.

    Nga LSDM theksojnë se Qyteti i Shkupit tashmë një vit po qëndron në vend numëro dhe projektet kyçe për qytetarët janë bllokuar. Nga atje theksojnë se shkupjanëve nuk u interesojnë zënkat mes Mickoskit dhe Arsovskës, pasi qytetarët presin punë dhe realizim të projekteve. Së fundmi nga VMRO-DPMNE theksuan se distancohen nga sjellja e Arsovskës dhe të gjithë kryetarët e komunave të kësaj partie, do të bojkotojnë tërësisht ngjarjet e Arsovskës. Përplasjet mes VMRO-DPMNE-së dhe Arsovskës pasuan pas shkarkimit të drejtorit të ndërmarrjes publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, ndërsa më pas u dorëhoqën edhe kuadro të tjerë të VMRO-DPMNE-së nga postet drejtuese të ndërmarrjeve publike në Qytet./Alsat.mk

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Shkup, regjistrohen 130 shkelje në trafik

    Ministria për Punë të Brendshme(MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme ka regjistruar gjithsejtë 130 shkelje të rregullave të...

    Bekim Murati: Nëpërmes masave të ndryshme Agjencia për Punësim kujdeset për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve

    Sot Drejtori Bekim Murati së bashku me z. Stefen Hudolin - Shef i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shkup...

    Keni kujdes, Shkupi nesër i bllokuar që nga mëngjesi

    Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nesër (2 dhjetor) SPB Shkup do të marrë masa për regjim të...

    MPB njofton: 102 gjoba vetëm në Shkup

    Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë...
    WordPress Ads