More

    Perez: Askush nuk mund t’ia marrë Benzemas Topin e Artë, e gjithë bota e di këtë

    Real Madridi fitoi edhe zyrtarisht titullin e La Ligas pas triumfit ndaj Espanyolit 4-0.

    Madrilenët fituan titullin për herë të 35-të në histori, së paku nëntë më shumë sesa përcjellësi i dytë, që është Barcelona me 26 tituj të La Ligas, transmeton Sinjali Sport.

    Karim Benzema ishte njëri nga realizatorët e fitores 4-0, duke shënuar golin e fundit të ndeshjes pasi u inkuadrua në pjesën e dytë

    Sulmuesi francez arriti golin e tij të 26-të në La Liga dhe të 42-të në të gjitha garat këtë sezon me Real Madridin.

    Pas triumfit të sotëm, presidenti i klubit të Real Madridit, Florentino Perez e ka mbështetur francezin për ta fituar Topin e Artë.

    “Askush nuk dyshon për Topin e Artë të Benzemës tani, nuk mund t’ia heqin atë.

    “Benzema do ta fitojë Topin e Artë dhe duhet ta kishte fituar më parë. E gjithë bota e di këtë”, deklaroi Perez.

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Bujar Osmanii
    - Marketing -Bujar Osmanii

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Bujar Osmanii
    spot_img

    Të fundit

    Në Prizren po ndërtohet obelisku ‘gjigand’ për UÇK-në

    Tek vendi “Tuma e Leskovecit” në Vërri të Prizrenit po vendosen tre shkronja emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

    Temperaturat e larta nuk i zhdukën virozat, ambulancat dhe klinikat, të mbushura me fëmijë

    Temperaturat e larta nuk e ndryshuan gjendjen e stërmbushur me fëmijë në ambulanca, gjegjësisht Klinikën e Fëmijëve në Kozle,...

    Valë e reagimeve nga Beogradi pas vendimit të Bujar Osmanit, “Politikë antiserbe” thotë Daçiq

    Deklarata e ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, e dhënë dje se vendi do...

    Arrestohet i mituri në Tetovë për vjedhjen e një veture dhe dëmtimin e një tjetre

    Më datë 16.04.2024 në orën 02.05 në Tetovë, efektivët e policisë nga SPB- Tetovë kanë privuar nga liria një...