More

    Pas Shkupit, reagon edhe Shkëndija: Stop urrejtjes dhe skenave të pahijshme

    Futbolli në fakt është garë, por brenda punës për arritje të objektivave, si qëllim ka afrimin e njerëzve, argëtimin, kënaqësinë dhe relaksin e publikut që i ndjek ata që e bëjnë garën! Futbolli bashkon popuj të ndryshëm, e jo të kundërtën!

    Konkretisht, potencojmë se qëndrimi i sponsorit të Shkëndijës është decid dhe i palëkundur në këtë drejtim: “NË ASNJË MËNYRË NUK FINANSOJMË DIÇKA QË PRODHON DHUNË!”

    Pas gjithë asaj që ndodhi në Çair në ndeshjen e ndërperë të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë, ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës, ne si klub kësaj here NUK DALIM me komunikatë për të dënuar sulmin ndaj futbollistëve tanë në terren, gjuajtjet me flakadane e gjësende të forta nga tribuna, sharrjet dhe ofendimet apo edhe sulmet nga individë të caktuar drejt autobusit të ekipit tonë në largim nga qyteti i Shkupit.

    KF Shkëndija si klub bën thirrje për të ndalur urgjentisht këtë urrejtje e fanatizëm të skajshëm ndërmjet dy tifozerive, që tashmë nuk dëmtojnë vetëm klubet tona, por tashmë edhe qytetarë të pafajshëm që mbase edhe nuk kanë asnjë lidhje me futbollin.

    Nuk është roli i KF Shkëndijës të përcaktojë se kush e nisi, kush e vazhdoi, cili ka më shumë e kush më pak faj!

    Shkëndija thotë shkurtë dhe qartë, STOP URREJTJES DHE SKENAVE TË PAHIJSHME në ndeshjet tona!

    Nuk pretendojmë në asnjë moment bashkimin e dy tifozerive, apo eliminimin e rivalitetit e garës sportive në terren dhe asaj për krijimin e atmosferës sa më të mirë në tribunë! Përkundrazi, vlerësojmë se rivaliteti i bën mirë garës. Por, asesi të tejkalohen kufijtë e të së lejuarës! Dihen kushtet për zhvillimin e një ndeshje, është e qartë se çka kanë të drejtë tifozët dhe çka jo! Fundja, futbolli luhet për spektatorët. Por kur këta të fundit ndikojnë drejtpërdrejtë për ndërperjen e një ndeshjeje, atëherë është e qartë se është kaluar vija e kuqe e veprimit të tyre. Prandaj gjithnjë e më shumë po pengohet udhëtimi i tifozëve mysafirë. Nuk i lejon policia, nuk i pranon ekipi vendas e tashmë vijmë në situatë që edhe klubi i vet ta pësojë rëndë sjelljen e atyre që thonë se më së shumti e duan klubin. Kjo s’është dashuri! Sepse, nuk ekziston rivalitet që arsyeton tejkalimin e kufirit të rregullave për krijimin e kushteve për zhvillimin e një ndeshje futbolli.

    Me këtë rast, KF Shkëndija bën thirrje publike te të gjitha palët e përfshira që të reflektojmë thellë e sinqerisht dhe që në këtë moment të ndalojmë këtë urrejtje që po na turpëron pa përjashtim të gjithëve para syve të të tjerëve!

    Me shpresë se ngjarje si këto të djeshmet nuk do të përsëriten kurrë, ne si klub ofrojmë bashkëpunim maksimal me të gjithë pa përjashtim, për krjimin e një klime sportive dhe korrekte që në të ardhmen do të kontribuojë ta shijojmë sërish si festë futbollin, e tu gëzohemi në mënyrë dinjitoze sukseseve të arritura përbrenda kufijve të rregullave dhe respektit për gjithë përbërësit e garës.

    Me respekt,

    KF Shkëndija.

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Marketing
    - Marketing -Marketing
    - Marketing -Marketing

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Marketing
    spot_img

    Të fundit

    Kuvendi i ASH-së krahu i Selës vendosi, i bashkohet Frontit Europian

    Sapo ka votuar Kuvendi i ASh-së që ti bashkohet Frontit Europian. Siç mësohet ASH-ja e Ziadin Selës do të fitoj...

    Rama: Synojmë të kemi 4 miliardë euro investime të huaja në Shqipëri

    Për herë të parë Shqipëria u vlerësua nga Standard & Poor’s me BB-, duke shënuar përmirësim në pozicionin fiskal....

    Temperaturat do të shkojnë deri në 27 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit për Maqedoninë e Veriut

    Në Maqedoninë e Veriut vijon periudha e motit kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me rritje të temperaturës në...

    Xhaferi priti në takim volejbollisten Erjona Jonuzi, shqiptaren e vetme në reprezentacionin e RMV-së

    Kryeministri teknik, Talat Xhaferi sot në Qeveri priti në takim volejbollisten Erjona Jonuzin, e cila është shqiptarja e vetme...