More

    Paraburgosen tre lojtarë të Real Madridit, incizuan dhe shpërndanë video seksuale me një të mitur

    Tre lojtarë të rinj të Real Madridit janë arrestuar dhe një tjetër është marrë në pyetje nga policia, pasi që dyshohen se kanë shpërndarë një video seksuale që brenda saj shihet një i mitur.

    Tre lojtarët janë dërguar në paraburgim nga Garda Civile e Spanjës në Las Palmas, sipas El Confidencial dhe Relevo.

    Raportohet se një nga lojtarët e ka bërë regjistrimin dhe e ka ndarë atë mes shokëve të skuadrës në WhatsApp.

    Real Madrid tha se kur të kenë informata më të hollësishme për faktet, do të marrin masat, raporton Goal.com.

    Nuk dihet se për cilët lojtarë bëhet fjalë, ndërsa El Confidencial pretendon se mund të jenë të përfshirë edhe disa të tjerë.

    Rasti ishte raportuar më 6 shtator nga nëna e viktimës.

    Kurse sipas Relevos, regjistrimi i një videoje të këtillë pa aprovimin e viktimës mund të dënohet me një deri në katër vjet burg.

    Ndërsa kur viktima është i/e mitur, dënimi shkon nga dy deri në pesë vjet heqje lirie.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Sot regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të Maratonës së Shkupit

    Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se sot duke filluar nga ora 08:00, për shkak të mbajtjes së...

    Sulm terrorist në Ankara: Të plagosur dy policë

    Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha se dy terroristë, të cilët erdhën me një automjet të vogël para...

    Shkup: Theret për vdekje një 35-vjeçar dhe i vihet flaka banesës ku qëndronte

    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të rëndë që ka ndodhur në Shkup, më datë...

    Parashikimi i motit për sot në Maqedoni,

    Me diell më pak dhe kryesisht në pjesët veriore me vranësira mesatare.Temperatura minimale do të jetë në interval prej...
    WordPress Ads