More

    Oda ekonomike kundër të dielës pushim

    Iniciativa për kontestimin e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës për të dielën ditë jo pune, ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese. Biznesmenët e Odës ekonomike e kontestojnë Ligjin e ri, me shpjegimin se nuk humb vetëm tregtia dhe industria, por e gjithë ekonomia. Ng Oda ekonomike kërkojnë që pronari i kompanisë të ketë të drejtë të vendosë vetë, nëse kompania do të punojë ose jo, dhe nga ana tjetër të shtohen kontrollet inspektuese në lidhje me kontrollin për pagesën e mëditjeve të shtuara për punë të dielën, shkruan Alsat.

    “Parashtruesi e konteston Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, se është në kundërshtim me lirinë dhe tregun sipërmarrës, vlerat themelore dhe barazinë e qytetarëve. Ligji i kontestuar i referohet rregullimit të punës të dielën”, thonë nga Gjykata Kushtetuese- Iniciativa e Odës Ekonomike të Maqedonisë

    Nga Lidhja e Sindikatave thonë se e diela, ditë pushimi javor, është realitet. Në shkresën e tyre ata shprehen se biznesmenët e kundërshtojnë ligjin, sepse kanë fituar para në kurrizin e punëtorëve.

    “Ky qëndrim i punëdhënësve, që mendojnë se kanë skllevër e jo punëtorë, është biletë një drejtimëshe jashtë vendit, dhe atëherë këta “bosat e mëdhenj”, do të punojnë vetë me familjet e tyre në bizneset e tyre, sepse pa punëtorë nuk ka tregti, nuk ka shëndetësi, nuk ka industri, pa punëtorë asgjë nuk do të funksionojë”, thanë nga  Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë

     Ligji ka hyrë në fuqi nga viti ri. Tashmë tre javë, rreth 92 për qind e punonjësve kanë një ditë pushimi të garantuar të dielave. Ata punëtorë, që duhet të shkojnë në punë të dielën, ku vlerësohet se nuk mund të përjashtohet procesi i prodhimit sipas ligjit, fillimisht duhet të denoncohen në Ministrinë e Punës, dhe për to do të kenë rritje ditore prej 50 për qind. Për punonjësit në qendrat e mbyllura tregtare, që janë të angazhuar të dielave, paga ditore duhet të jetë 100 për qind më e madhe se ajo që fitojnë ditët e tjera. Nëse biznesmenët nuk e tërheqin këtë nismë, sindikatat njoftojnë paralizimin e sektorit privat me greva masive dhe demonstrata në të gjithë vendin.

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Marketing
    - Marketing -Marketing
    - Marketing -Marketing

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Marketing
    spot_img

    Të fundit

    VLEN, hap shtabin në Saraj

    Kualicioni VLEN, sot ka hapur shtabin në komunën e Sarajit. Të pranishëm ishin krerët e partive politike, si dhe eksponent...

    NQP Shkup: Për shkak të azhurnimit të sistemit janë të mundshme probleme teknike gjatë validimit me celular ose aplikacionin “Skopska”

    NQP Shkup informon se për shkak të azhurnimit të sistemit për pagesë që është bërë ditëve të fundit, tek...

    Taravari dhe Kasami të pranishëm në panelin e diskutimit për integrimin e personave me aftësi të kufizuara

    Në një panel diskutimi të mbajtur së fundmi, Arben Taravari, kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidat për kryetar...

    Më 11 prill në Shkup do të shfaqet “Zonjat e Avinjonit”

    Opera dhe Baleti Nacional në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar që më 11 prill do të shfaqet vepra artistike...