Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura njofton se sot (e shtunë) është vënë gurthemeli i ndërtimit të një monumentali në Llaushë të Skenderajt, aty ku ka qenë dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Nis ndërtimi i një memoriali në vendin ku për herë të parë doli publikisht UÇK-ja
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura njofton se sot (e shtunë) është vënë gurthemeli i ndërtimit të një monumentali në Llaushë të Skenderajt, aty ku ka qenë dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Përmes një postimi, Kryetari Nura bëri i ditur se në vënien e gurthemelit ishin të pranishëm dhe “nënkryetari gjeneral” Sami Lushtaku, komandanti Jetullah Geci, deputetë të Parlamentit të Kosovës, ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e bashkëqytetarët.