More

    Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

    Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,50% në raport me vendimin e datës 23.11.2022.
    Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 1,789 %, te nafta për 4,373 %, te vaji ekstra i lehtë për 4,239 % dhe te mazuti për 4,249% .
    Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,252%.
    Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 2,00 denarë/litër.
    Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,263 den/kg dhe tani do të jetë 41,783 den/kg.
    Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë.
    Nga data 25.11.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
    Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 86,50 (denarë/litër)
    Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 88,50 (denarë/litër)
    Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 88,00 (denarë/litër)
    Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 83,50 (denarë/litër)
    Mazut М-1 SU 41,783 (denarë/kilogram)
    Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 25.11.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e  derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Shkup, regjistrohen 130 shkelje në trafik

    Ministria për Punë të Brendshme(MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme ka regjistruar gjithsejtë 130 shkelje të rregullave të...

    Bekim Murati: Nëpërmes masave të ndryshme Agjencia për Punësim kujdeset për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve

    Sot Drejtori Bekim Murati së bashku me z. Stefen Hudolin - Shef i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shkup...

    Keni kujdes, Shkupi nesër i bllokuar që nga mëngjesi

    Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nesër (2 dhjetor) SPB Shkup do të marrë masa për regjim të...

    MPB njofton: 102 gjoba vetëm në Shkup

    Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë...
    WordPress Ads