More

    Në Shkup sanksionohen 185 shoferë, 81 për tejkalim të shpejtësisë

    Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (13.03.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.

    Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 185 sanksione, prej të cilave tetëdhjetë e një gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, tridhjetë e dy sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, trembëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shoferë.

    Poashtu janë shqiptuar edhe pesë masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, shtatë sanksione për shoferët fillestarë dhe pesë sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike.
    Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

    “Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, thonë nga MPB.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Edhe një deputet i bashkohet “Grupit të Zjarrit”?! (Foto)

    “Grupi i Zjarrit” vazhdon aktivitetet në teren. Këtij grupi si duket i është bashkangjitur edhe deputeti Kastriot Rexhepi, i...

    Sot u mbajt Maratona e Shkupit

    Mëngjesin e kësaj të diele është zhvilluar Maratona e Shkupit. Më i shpejti doli të jetë atleti nga Kenia,...

    Arrestohen dy vajza nga Shkupi, kanë plaçkitur një person në Shkup

    Dy vajza nga Shkupi janë arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi të njëjtat paraprakisht janë raportuar se kanë kryer...

    Pritet rritja e çmimit të bukës?!

    Mullixhinjtë kërkojnë subvencione për energjinë elektrike ose shtimin e tregut të rregulluar sepse vetëm në këtë mënyrë, theksojnë ata,...
    WordPress Ads