More

    Naumovski: Titulli është për SHVERCERAT

    Nuk është ëndërr, është realitet. Në Çair, po festohet titulli I katërt kampion.
    Pas 21 viteve në Stadiumin e Çairit, FC Shkupi me fitoren e sotme, e siguroi titullin kampion për vitin 2021/2022 në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.
    Në Stadiumin e bukur të Çairit, i stërmbushur me simpatizues dhe me Shvercera si asnjëherë tjetër, që kënduan për më shumë se 90 minuta dhe festuan si dikur, me koreografi dhe fishekzjarre të shumta, skuadra jonë triumfoi me rezultat 2:0 kundër skuadrës nga Tetova, KF Renova në javën e 29-të të LPFMV-së.
    Skuadra jonë ndeshjen e filloi fuqishëm duke krijuar disa raste për gol, por skuadre mysafire arritën të mbrohen deri në fundin e pjesës së parë dhe gjithçka përfundoi pa gola.
    Në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi. Lojtarët filluan ti kryejnë detyrat e kryetrajnerit tonë Goce Sedloski dhe gjithçka po funksiononte.
    Rezultatin e hapi sulmuesi Sunday Adetunji, në minutën e 81-të, ndërsa golin e dytë dhe të fitores e shënoi fantazisti brazilian, Inacio Queven në minutën e 95-të.
    I lumtur që FC SHKUPI pas 21 viteve shpallet kampion për faqen tonë zyrtare për herë të parë në këtë sezon, foli kapiteni, Kristijan Naumovski.

    “Nuk di çfarë të them, jam shumë i lumtur për këtë sukses të madh, menduam se do ishte një ndeshje e lehtë por ja që nuk doli ashtu. Por, rëndësi ka që në fund, me plotë meritë ne jemi kampionët e Maqedonisë së Veriut. Falënderim i madh shkon për tifozët, Shvercercat që gjithmonë kanë qenë afër nesh ky titull është për ata”, tha Naumovski.

    Drejtuesit e klubit tonë, I falënderohen të gjithë tifozëve tanë që asnjëherë nuk na lanë vetëm në këtë rrugëtim, stafit dhe lojtarëve për punën e shkëlqyeshme gjatë këtij sezoni dhe të gjithë atyre që na ndihmuan në çdo moment gjatë këtij rrugëtimi.
    Kanë mbetur vetëm edhe katër ndeshje deri në festën e madhe që do të jetë më 15.05.2022 në ndeshjen kundër Akademija Pandev në Çair, ku edhe do të festohet titulli kampion zyrtarisht.
    Deri atëherë kampionat tanë do të përballen me Bregallnicën më 01.05.2022 në transfertë, me Makedonija Gj.P. në Çair, me Shkëndijën në Tetovë dhe me Akademija Pandev në Çair, për ta përmbyllur sezonin 2021/2022, të LPFMV-së.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Zv/ministri Rexhepi: Sot në Gostivar prezentuam listën preliminare për ndarjen e 70 banesave në ndërtesën sociale

    Sot në qytetin e Gostivarit prezentuam listën preliminare për ndarjen e 70 banesave në ndërtesën sociale. Komisioni në ditët në...

    UNT prezanton drejtimet deficitare para nxënësve të gjimnazit në Saraj

    SI VENDOSIN MATURANTËT PËR DREJTIMIN E STUDIMEVE?! Meqenëse është edhe pragu i fundit të vitit shkollor, maturantëve i’u është afruar...

    ASH shpalli konkursin për kryetarë të degëve

    Aleanca për Shqiptarët prej sot ka shpallur konkursin për zgjedhjen e kryetarëve të degëve në disa komuna të vendit. Të...

    Çmime të reja të derivateve të naftës

    Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim, me të...