More

    Murati: Aplikoni pë grantet që ofron Agjencioni për punësim

    Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje publikoi shpalljet e para publike për pjesëmarrje në një pjesë të masave aktive të Planit Operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbimeve të tregut të punës për vitin 2022. Personat e papunë dhe punëdhënësit nga sot do të mund të aplikojnë për pjesëmarrje në masat “Vetëpunësim”, “Praktikë” dhe “Punësim dhe rritje e personave juridik”.

    Për shkak të interesimit të madh për pjesëmarrje në programin e Vetëpunësimit, këtë vit është siguruar përfshirje më e lartë deri më tani për realizimin e tij, përkatësisht është paraparë mbështetje financiare për hapjen e biznesit vetanak për 2000 persona. Përkrahja financiare për hapjen e biznesit të një personi është 307.500 denarë ose deri në 615.000 denarë nëse themelohet person juridik prej dy ortakësh.

    Përmes masës së Praktikës, 1620 të rinj deri në 34 vjeç do të kenë mundësinë të hyjnë në tregun e punës dhe të fitojnë njohuri praktike në një punë të caktuar. Personat që do të kyqen në masën aktive Praktikë, do të përfitojnë kompensim mujor në shumën prej 9.000 denarë në muaj, duke përfshirë sigurimin për invaliditet dhe lëndim trupor të shkaktuar nga lëndimi në punë dhe sëmundjet profesionale, si dhe tatimin mbi të ardhurat personale për periudhë deri në 3 muaj.

    Masa aktive “Punësimi dhe rritja e subjekteve juridike” u mundëson punëdhënësve nga ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, ndërmarrjet sociale dhe organizatat e shoqërisë civile të zgjerojnë dhe zhvillojnë biznesin e tyre, duke krijuar vende të reja pune.

    Masa do të përfshijë 262 persona të papunë të regjistruar në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga grupet e synuara, siç janë: të rinjtë deri në 29 vjeç, përfitues të ndihmës minimale të garantuar, persona të papunë që kanë humbur punën pas shpërthimit të pandemisë Covid 19 dhe pjesëtarët e komunitetit romë.

    Personat e papunë dhe punëdhënësit mund të aplikojnë për pjesëmarrje në masat aktive në 30 Qendrat e Punësimit të APRMV-së. Për masën “Praktikë” dhe “Punësimi dhe rritja e personave juridik”, ka mundësi për aplikim elektronik përmes sistemit e-Punë, i disponueshëm në ueb-faqen e Agjencisë për Punësim www.av.gov.mk.

    Për realizimin e Planit Operativ për programet dhe masat aktive dhe shërbimeve të punësimi për vitin 2022, janë paraparë 1,8 miliardë denarë, ndërkaq, do të përfshihen rreth 15.000 persona të papunë.

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Bujar Osmanii
    - Marketing -Bujar Osmanii

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Bujar Osmanii
    spot_img

    Të fundit

    I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit: Ekzistojnë rreziqe që ata të pengojnë procesin gjyqësor

    Në vendime të veçanta për Thaçin dhe Veselin, trupi gjykues ka konstatuar se ende ekzistojnë rreziqe që ata të...

    FOTO/ Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

    Në Portin e Selanikut në Greqi kanë arritur automjetet, të cilat janë donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut,...

    Dubai e shkaktoi vetë kaosin? Dyshime se modifikuan retë për të prodhuar shi

    Përmbytjet e moti i keq nuk ka kursyer as Dubain luksoz. Në pak orë, ujët u mbuluan nga uji...

    Aksident në rrugën Kumanovë – Shkup, lëndohet rëndë një person

    Mbrëmë në ora 19:20 në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën rajonale Kumanovë – Shkup, në afërsi të...