More

    Miliona denarë nga arka e Studeniçanit shkojnë për shokun e afërt të Azem Sadikit!?

    “Eling Dooel Uvoz-Izvos Skopje”, është kjo kompania më e preferuar e Komunës së Studeniçanit.Kjo kompani është ajo që fiton pothuajse çdo tender nga kreu i Komunës Azem Sadiki i cili së fundmi la Partinë Demokratike Shqiptare dhe kaloi tek Aleanca për Shqiptarët.

    Nga një kërkim në faqen “Open Finance”, dolëm me konkluzion se kompania e cila sipas burimeve të desk.al është në pronësi të mikut të afërt të Sadikit. Burimet tona thonë se personi me iniciale Q.I që më herët ka ushtruar poste në Studeniçan, është pronar (jo formal) i kompanisë “Elng Dooel” .

    Kërkimet zbuluan se në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, Komuna e Studeniçanit i ka dhënë rreth 60 mijë euro kompanisë, Eling Dooel.

    Sipas “Open Finance”, vetëm për muajin shkurt në dy raste Sadiki i ka lëshuar kompanisë dy herë mjete. Herën e parë i ka lëshuar 400.000 mijë denarë kurse herën e dytë i ka lëshuar 300.000 denarë.

    Kurse në muajin mars Sadiki gjithashtu i ka lëshuar 800.000 mijë denarë. Prilli ka qenë muaji që kompania e mikut të Sadikut ka fituar më së shumti mjete nga Komuna.
    Sipas informacioneve zyrtare vetëm në Prill, “Eling Dooel”, ka arritur ti marrë komunës 1.7 milion denarë.

    Ka pauzuar në muajin e pestë për të përfituar më 3 qershor 600.000 denarë të tjera. Nëse I tubojmë të gjitha mjetet arrijmë në përfundim se për gjashtë muaj “Eling Dooel” ka arritur të marrë plot 60 mijë euro nga buxheti i Komunës.

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Bujar Osmanii
    - Marketing -Bujar Osmanii

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Bujar Osmanii
    spot_img

    Të fundit

    Osmani nga Saraji: Kemi institucionalizuar dinjitetin e popullit tonë, por misioni ende nuk ka mbaruar

    Forumi i Gruas dhe Forumi Rinor i BDI-së, dega Saraj, kanë organizuar debat të hapur me kandidatin për President,...

    Osmani: Qeveria do të vendosë nëse vendi ynë do të dalë nga “Ballkani i Hapur

    Osmani tha se si ministër i një vendi anëtar në NATO, ka informacione shtesë për sulmin në Banjskë të...

    Në Shkup sanksionohen 153 shoferë, 13 pa patent shoferi

    Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej...

    Kapet njëri nga të dyshuarit për vjedhjen si në filma të kasafortës në Shkup, mësohet shuma e parave që vodhën hajnat

    Nga Prokuroria Themelore Publike njoftojnë se autoritetet kanë zbuluar njërin prej personave të dyshuar për vjedhjen e kasafortës në...