Klubi Malor “Gryka e Dervenit” më 28 dhe 29 Maj 2022, organizon kampingun e pestë me radhë me rastin e jubileut 5 vjeçar të themelimit të klubit. Kjo ngjarje njëherit shënon edhe fillimin e sezonit turistik dhe të aktiviteteve në natyrë në Kanjonin e Matkës.
Organizimi i këtij eventi tashmë tradicional është e vetmi i këtij lloji që organizohet në Shkup dhe në të cilin pritet të marrin pjesë adhurues të natyrës dhe maleve nga i gjith rajoni i Ballkanit. Aktiviteti zgjat dy ditë dhe përmban shumë aktivitete në natyrë duke përfshi kamping, ecje (hiking) BBQ party dhe argëtim me muzikë live përreth zjarrit të kampit (camp fire).
Gjithashtu në ditën e parë do të prezentohen bukuritë natyrore dhe potencijalet e rajonit të Grykës së Dervenit dhe rajonit të Komunës së Sarajit. Ditën e dytë me 29 maj organizohet ecje bjeshkatare deri mbi kreshtat e Matkës nga ku mund të shijohen pamjet mahnitëse të kanjonit.
/Derveni.info