More

    MASH fiton grant prej 3 milionë euro, do të investohen në palestrat sportive në shkollat e vendit

    Më 17 maj do të nënshkruhet një marrëveshje granti në vlerë prej 3 milionë eurosh, e cila do të financojë rikonstruimin e 30 sallave ekzistuese sportive të shkollave fillore dhe të mesme në vend, si dhe do të sigurojë pajisje të reja sportive për gjithsej 50 salla sportive në kuadër të shkollave bazë, ka njoftuar në Facebook ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

    “Këto janë objekte ku sipas analizave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës vërehet nevoja më e madhe për investime për përmirësimin e kushteve për sport dhe rekreacion, si bazë për zhvillimin e duhur fizik dhe mendor të të rinjve dhe ndërtimin e brezave të shëndetshëm studentor. Në fillim të mandatit tim, kam thënë se investimi në infrastrukturën arsimore do të jetë një nga prioritetet kryesore në punën time dhe kjo do të jetë një arritje e madhe në këtë drejtim. Projekti nuk do të jetë i financuar nga shteti, sepse bëhet fjalë për fondet e pakthyeshme të marra përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, për çka i jam sinqerisht mirënjohës Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës. Vazhdojmë të punojmë në interes të studentëve dhe të ofrojmë kushte për arsimim më të mirë”, ka shkruar ministri Shaqiri.

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Bujar Osmani
    - Marketing -Bujar Osmani
    - Marketing -Bujar Osmani

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Bujar Osmani
    spot_img

    Të fundit

    Bilall Kasami nuk e pranon humbjen e thellë që pësoi VLEN-i dhe Arben Taravari

    Lideri i BESës dhe njëherit edhe kryetar i komunës së Tetovës, Bilall Kasami nuk e pranon humbjen e VLEN-it...

    Festa e Frontit Europian/ Sela: Arben, erdhi koha t’i kthehesh profesionit tënd si mjek, ashtu siç kishe gjithmonë dëshirë…

    Televizioni Klan Macedonia po vijon me transmetimin maratonë për Zgjedhjet Presidenciale 2024. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në...

    Ali Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, dallimi është mbi 40 mijë

    Pas fitores në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, BDI ka festuar në Tetovë, Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha...

    Osmani prin ndaj Taravarit edhe në Gostivar

    Rezultatet nga #Gostivari 🔺8920-VLEN🔷 🔺9142- FRONTI EUROPIAN🔷